"Mother Jones", Kuvendi urdhëron KQZ të hetojë kontratat e PD

Tre javë pas ciklonit politikë që shkaktoi investigimi i Mother Jons, për pagesat e dyshimta ruse në favor të lobimit të PD në Uashington, selia blu deklaroi me detaje shpenzimet për vitin 2017.

Një tabelë e veçantë në deklarim mban mbishkrimin shpenzime për shërbime dhe konsulencë ku përfshihen edhe pagesat për lobim. Partia Demokratike deklaron se ka shpenzuar vetëm 31 milionë lekë për shërbime e konsulenca, ku përfshihen edhe kontratat e shumë debatuara të lobimit që PD ka kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 qershorit për Parlamentin. 

Partia Demokratike deklaron se, shumën më të madhe të shpenzimeve i ka kryer gjatë fushatës zgjedhore. Në total, shpenzime për fushatën PD ka deklaruar 97 milionë lekë për fushatën zgjedhore, ku shumën më të madhe janë dhënë për mesazhet dhe spotet televizive. 

Në tabelat financiare të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Partia Demokratike ka deklaruar se ka pasur 131 milionë lekë të ardhura vjetore, nga të cilat pjesa më e madhe janë para të dhëna nga buxheti i shtetit. Sipas pasqyrës financiare, PD ka marrë 108 milionë lekë para nga buxheti dhe 22 milionë të ardhura nga donacionet dhe kontributet vullnetare.

Ndryshe nga LSI, PD nuk ka preferuar të listojë emrat e donatorëve. Gjatë javës së kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi tabelat financiare për Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa për raportin e PD kërkoi kohë për të kryer verifikimet e nevojshme.

l.q/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja