Moti ekstrem në Evropë! Një kontinent që lufton me flakët dhe përmbytjet e mëdha

Përmbytjet, valët e nxehtësisë, zjarret dhe stuhitë që kanë përfshirë të gjithë Evropën vazhdojnë jo vetëm të shkaktojnë shkatërrime, por edhe të marrin jetë.

Në Francën jugore, një person ka vdekur dhe 22 janë plagosur lehtë ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarrin më të keq të vendit këtë verë.

Zjarri ka djegur rreth 7,000 hektarë në rajonin Var, i njohur për pyjet, vreshtat dhe faunën e tij. Temperaturat e larta dhe erërat e forta detyruan autoritetet lokale të evakuojnë rreth 7,000 njerëz nga shtëpitë dhe kampet.

Në Greqi, qindra zjarrfikës përpiqen të shuajnë një zjarr në veriperëndim të Athinës për dy ditë me radhë. Zjarri në zonën e Vilia thuhet se ka detyruar evakuimin e një azili pleqsh dhe disa fshatrave, ndërkohë që dy persona janë vënë në pranga ndryshimin e zjarrvënies së qëllimshme. Qindra zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Greqinë këtë muaj, të nxitur nga vala më e rëndë e nxehtësisë e vendit në dekada.

Ndërkohë që Gjermania po përballet sërish nga përmbytjet dhe ditën e sotme kkipet gjermane të shpëtimit kanë gjetur trupin e një gruaje që rrëshqiti nga ura nga përmbytjet në Bavari. Shirat e dendur dhe të papritur të hënën pasdite, shkaktuan përmbytje të shumta.  

Në Austri, rajoni Pinzgau i Salzburgut, i cili kishte vuajtur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet fundjavën e kaluar, u prek veçanërisht nga shirat e dendur të martën në mbrëmje. Në Wald në Pinzgau, rrugët dhe hekurudha janë shkatërruar dhe disa zona janë izoluar totalisht.

Italia në anën tjetër po përballet me të dy ekstremet e motit, në veri vendi është përballur me përmbytje të shumta ndërsa jugu ka temperatura ekstreme, të shkaktuara nga i ashtuquajturi anticiklon Lucifer.

Një mot i tillë ekstrem pritet të ndodhë më shpesh pasi planeti po ngrohet. Shkencëtarët e klimës thonë se ka pak dyshime se ndryshimet klimaterike nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror po nxit ngjarjet ekstreme, të tilla si valët e nxehtësisë, thatësira, zjarret, përmbytjet dhe stuhitë.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë