Reshje shiu dhe dëbore do të jenë të pranishme gjatë fundjavës në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet pritet të jenë më të përqëndruara ditën e sotme, ndërsa nesër intensiteti i tyre pritet të jetë më i ulët.

Në zonat malore do të ketë reshje të dobëta dëbore deri në lartësinë 800 m.

Temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e djelë pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 11 °C
në vendet e ulëta: 8 °C / 12 °C
në vendet malore: 0 °C / 7 °C.

Sot pasdite era do të fryjë mesatare deri e fortë ndersa nesër era do të jetë erë e lehtë deri mesatare.

a

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com