Moti, i ftohtë polar
në qarkun e Elbasanit

Moti, i ftohtë polar <br />në qarkun e Elbasanit
Situatë emergjente për shkak të reshjeve të dëborës, temperaturave të ulëta dhe ngricave në qarkun Elbasan. Problem kryesor ka qenë bllokimi për një kohë të gjatë i aksit Elbasan-Tiranë në rrugën që kalon nga masivi i Qaf Krrabës. Ky segment rrugor u hap përkohësisht gjatë ditës, por ka qenë i vështirë në qarkullim edhe gjatë natës së kaluar si pasojë e ngricave.

Sa i përket Qaf Thanës, ky aks ka qenë i qarkullueshëm me zinxhirë. I pakalueshëm është edhe aksi Librazhd-Peshkopi i bllokuar në segmentin Stëblevë-Zgorsh. Po punohet për hapjen e këtij aksi. Sa i përket gjendjes në nënprefektura situata është si vijon: Në Gramsh janë të bllokuara Kukri, Poroçani dhe Lenia. Janë zhbllokuar Tunja, Sulta dhe Skëndërbegasi. Në nënprefekturën e Librazhdit janë të bllokuara Orenja, Stëbleva, disa fshtra në Polis dhe Rrajcë. Janë hapur Stravaj dhe komuna Qendër. Në Elbasan janë të bllokuara Labinoti Mal, Funari dhe Gjinari.

Situatë e pazakontë edhe në qytetin e Elbasanit ku lëvizja e automjeteve në rrugë është e vështirë. Borëpastrueset dhe punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë duke punuar vazhdimisht për të mbajtur të zhbllokuara këto akse duke hedhur kripë e skorje. Situatë e rënduar në disa komuna të thella malore ku trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 m dhe temperaturat kanë regjistruar deri në 15 gradë nën zero. Bllokimi I rrugëve dhe gjendja e rënduar nga ngricat e dëbora ka bërë që të mbyllen mjaft shkolla. Ndërkohë, si pasojë e peshës së dëborës, janë këputur përcjellësat elektrikë dhe janë rrezuar disa shtylla tensioni. Në prefekturë është ngritur shtabi i emergjencës nën drejtimin e prefektit Shefqet Deliallisi. Ky shtab po mban lidhje me njësitë vendore dhe drejtoritë përkatëse për lehtësimin e situatës. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset