Moti i keq/ Bashkia Vlorë- qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina! Anulohen disa lundrime të trageteve nga Durrësi në Bari! Pa drita disa fshatra në Elbasan dhe Korçë

Moti i keq ka përfshirë disa zona në vend dhe për të shmangur ndonjë situatë rreziku, bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina. Bashkia u drejtohet qytetarëve duke thënë që të shmangin të gjitha lëvizjet për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta që priten në vijim.

"Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë", shkruan bashkia.

Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kanë sjellë probleme të mëdha në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës. Nga informacionet e dhëna nga strukturat përgjegjëse, aktualisht nuk ka probleme në akset rrugore nacionale dhe ato rurale në Korçë, por problem mbetetet furnizimi me energji elektrike i disa fshatrave të njësisë administrative Dardhas të cilat furnizohen nga fidri i Maliqit, në njësinë administrative Mollas Cërrik dhe në njësinë administrative Prrenjë- Librazhd.

Deri në një milje të caktuar janë lejuar që të dalin mjetet e vogla lundurese në Vlorë kurse nesër do të pezullohen pasi parashikohet që nesër deti të ketë dallgë dhe mot më të keq.

Kjo javë do të karakterizohet me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, të cilat kulmin do ta kenë deri sot në mesditë. Meteorologu Hakil Osmani në një prononcim për Report Tv, ka dhënë me detaje si do jetë i moti në ditët në vijim. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Moti i keq/ Ndalohet dalja në det e anijeve të vogla dhe të peshkimit! Anulohen disa lundrime të trageteve nga Durrësi në Bari

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka bërë që Autoriteti Portual i Durrësit të pezullojë përkohësisht daljen në det të anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit. Kjo për shkak të dallgëve të mëdha që janë shkaktuar nga era e fortë.

Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se ka pasur anulimeve lundrime nga porti i Durrësit drejt Barit. Pasagjerët do duhet të presin deri nesër, kur të normalizohet moti.

Ora 09:38
Reshjet e shiut në Elbasan dhe Korçë, pa drita disa fshatra

Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kanë sjellë probleme të mëdha në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës.

Situata në qarkun e Elbasanit deri tani paraqitet e qetë. Në aksin rrugor Elbasan - Librazhd gjatë mbrëmjes ka pasur rreshqitje të disa interteve (gurë të vegjël) të cilët janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm, ndërsa disa defekte në energjinë elektrike në njësinë administrative Mollas Cërrik dhe në njësinë administrative Prrenjë- Librazhd, dhe këto defekte po riparohen.

Sakaq edhe në Qarkun e Korçës, gjatë natës ka patur rreshje shiu me intesitet deri mesatar. Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive. Nga informacionet e dhëna nga strukturat përgjegjëse, aktualisht nuk ka probleme në akset rrugore nacionale dhe ato rurale, problem mbetetet furnizimi me energji elektrike i disa fshatrave te njësisë administrative Dardhas të cilat furnizohen nga fidri i Maliqit. Nga OSHEE janë nxjerrë grupet e punës në terren për riparimin e defektit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 08/12/2020 00:24

    LUNGOMAREN QUAJENI LUNGOMUT TANI....NJE SHI BIE DHE SHIKOJENI SESI BEHET....DUHET QE BANKINA E DETIT ATY NE GJATESINE E LUNGOMARES DUHEJ TE ISHTE ME BETON DHE TE ISHTE1- 2 M E LARTE QE UJI DETIT TE MOS HYJE NE RRUGEN E MAKINES...PUNE PA MEND NGA FIRMA QE DUAN VETEM TE VJEDHIN....////

    Përgjigju
  • Arta: 07/12/2020 16:54

    Ne Bashkin Vlore jane ne ghume si ariu hiq Cim Ramen dhe tek tuk ndonje tjeter se do e merte lumi Vloren

    Përgjigju
  • Armando: 07/12/2020 15:00

    Une nuk e kuptoj kete alarm te madh sepse u zgjuam ne me gjes dhe spame asnje rruge te permbytur dhe peme te rena. Sidoqofte konsiderata per Dritanin, Afrimin dhe drejtorin e komunales Edi Jorgji.

    Përgjigju
  • Zare: 07/12/2020 13:26

    Kam pare gjithe naten punonjesit e Bashkise Vlore me ne krye te palodhurin dhe punembaruarin Nenkryetarin Shkelqim Rama.Qytetaret Vlonjate flinin gjume dhe ne mengjes rruget e qytetit ishin sikur s,kishte rene asnje pike shi,Falenderime per keta heronj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!