TIRANE- Një betoniere është përplasur me një shtyllë si pasojë e motit të keq. Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë "Kopshtit Zoologjik" në kryeqytet, i ndikuar edhe nga rreshjet e shumta të shiut.
Fatmirësisht, drejtuesi i betonieres është plagosur lehtë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
MOTI I KEQ, BLLOKOHET TRAFIKU NË KRYEQYTET
Rreshjet e shumta të shiut mbrëmjen e së martës kanë shkaktuar bllokim të trafikut në disa rrugë në kryeqytet.
Nga një vëzhgim i bërë me kamerën e TV “A1 REPORT” në disa nga kryqëzimet më të rëndësishme të Tiranës, rezulton se ka patur mosfunksionim të semaforëve.
Si pasojë e rreshtjeve të dendura janë mbushur me ujë disa akse rrugore, duke sjellë edhe ndërprerje të qarkullimit të mjeteve në rrugë.
Kështu, nga rreshjet është bllokuar rruga që çon tek Urgjenca e QSUT, rruga tek "Stacioni i trenit", rruga "Skenderbej", rruga te ish-"Urt-ja", si dhe "Ura e Dajlanit".
Në disa zona ka pasur edhe rreshje breshëri, çka ka sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve, pasi janë bllokuar pusetat.
RRUGET E PERMBYTURA, REAGON BRAÇE: BASHA TË RREGULLOJË RRUGËT
Rrugët e përmbytura të kryeqytetit si pasojë e rreshjeve të shiut, nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe. Në rrjetin social "Facebook", deputeti socialist ka reaguar lidhur me rrugët e mbuluara nga uji si pasojë e pusetave të bllokuara dhe mosfunksionimit të kanalizimeve, duke kërkuar ndërhyrjen e kreut të Bashkisë Lulzim Basha, për të normalizuar situatën.
Në reagimin e tij Braçe ironizon: "A do dalë kush; Të marrë për veshi këtë Lulzim Bashën ta nxjerrë në rrugët e përmbytura; të hapë pusetat e kanalet; të rregullojë trafikun e të ndihmojë njerëzit që kanë dy ditë që po torturohen thjesht se bie shi?!!! Boll bëri poza para pasqyrës si kryetar i PD se nuk e beson kush. Nëse nuk gjeni atë merrni këtë kryetarin e forumit të intelektualëve të Bashës që do na ndryshonte Tiranën; Naim quhet!!!".

Kanë mjaftuar vetëm disa orë të rreshjeve të rrëmbyera të vjeshtës që problemet e kanalizimeve të sjellin kaosin në kryeqytet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com