Për shkak të reshjeve të madha të shiut dhe motit të keq, janë devijuar dy fluturime që duhej të uleshin në aeroportin e Rinasit ditën e sotme.

Mësohet se një aeroplan i "Blue Panorama",  i cili ishte nisur nga Milano, u devijua në Bari në orën 21:25 dhe një charter i nisur nga Stambolli i Turqisë u devijua në Shkup në orën 21:20.

Avioni i nisur nga Milano ka bërë disa fluturime mbi bregdetin e Durrësit, por pasi e ka parë të pamundur për vazhduar më tej për shkak të motit ai është kthyer në Bari të Italisë. Në linjën e nisur nga Milano ndodhej edhe gazetari i Report Tv, Eolvis Nabolli, i cili na informon se pasagjerët janë bllokuar në aeroportin e Barit.

Veç këtyre devijimeve, dy fluturime të tjera, njëri Vjenë-Tiranë, i orës 23:45, dhe tjetri Romë- Rinas i orës 23:45, janë anuluar shkak të kushteve të motit.

anulimit

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com