Moti i keq dhe përmbytjet, Kreybashkiaku i Tropojës në Report Tv: Shi që nuk është parë për 20 vite! Na duhen mjete të përballojmë situatën

 

Për kryebashkiakun e Tropojës reshjet në Tropojë nuk janë parë për gati 20 vite. Sa i përket banorëve të zonës, Rexh Byberi tha në Report Tv për gazetarin Andi Kapxhiu se momentalisht situata është nën mbikëqyrjen e Bashkisë Tropojë dhe asnjë njeriu nuk i rrezikohet jeta. Byberi gjithashtu theksoi se për shkak të terrenit të vështirë, për parandalimin e një katastrofe natyrore dhe për të shmangur tragjedi duhet të pajisen me mjetet e posaçme tip fadroma ose traktorë me zinxhirë.

‘Familjet që i kemi parë të rrezikuara i kemi strehuar dhe ka gjasë të ketë probleme. Shi që nuk është parë për 20 vite.  Por fatmirësia është se nuk kemi jetë njerëzish  në problematikë.

Bashkia e Tropojës na duhen mjete që ne ti kemi në dispozicion, na duhen fadroma traktorë me zinxhirë. Edhe në orët në vijim parashikohet reshje shiu, fatmirësisht disa janë parandaluar.’- tha Rexh Byberi


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ 7 familje të bllokuara në Tropojë, prishen rrugë, shtëpi e toka! Dëmtohen ura, rezervuarët të tejmbushur! S’ka drita në Iballë dhe Fierzë! Durrësi 2 ditë pa ujë


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sera me kanabis në Berat, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Sera me kanabis në Berat, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit