Moti i keq/ Gjoni në Report Tv: Të dielën do ndërpriten reshjet e shiut dhe dëborës! Javën e ardhshme do të ketë temperatura më të ulëta

Kushtet e motit pritet të përmirësohen këtë të dielë me ndërprerjen e reshjeve të shiut dhe të dëborës. Këtë bëri me dije përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu.

Me ndërprerjen e reshjeve, do të ulen edhe temperaturat gjatë javës së ardhshme.

“Ditët në vijim presim të kemi lehtësim të situatës. Reshjet do të vijojnë të jenë të dobëta përgjatë fundjavës, pra nesër dhe pasnesër por jo problematike. Më 22 presim ndërprerje të reshjeve të shiut dhe dëborës. Temperaturat presim të jenë më të ulëta se java që po lëmë dhe në zonat malore do të zbresin deri në -2 apo -3 gradë”, tha Gjoni.

Sa i përket situatës aktuale, Gjoni u shpreh se po monitorohen lumenjtë ndërsa po largohet rreziku i përmbytjeve. Sipas saj, vetëm lumi Vjosa mund të shfaqë problematikë por aktualisht është nën kuotën maksimale.

“Reshjet në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës do të vijojnë të jenë mesatare për ditën e sotme dhe lokalisht intensive. Gjithashtu qarqet e jugut të Gjirokastrës dhe Vlorës presin që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive ndërsa pjesa tjetër presin reshje të dobëta.

Krahasuar me 3-4 ditët e para ku kemi pasur reshje më intensive, këto janë më të reduktuara dhe presim që të kemi uljen e nivelit të lumenjve të Drinit, Bunës dhe Liqenit të Shkodfrës cka do të thotë se ikën rreziku i përmbytjeve. Jemi duke monitoruar situatën në lumenjtë e tjerë të vendit pasi problematikë mund të shfaqë lumi Vjosa. Deri tani është nën kuotat maksimale”, tha Gjoni.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'