Moti i keq godet Greqinë, shtëpitë ‘zhyten’ nën ujë! Korfuzi shpall gjendje emergjence, në Atikë mbyllen shkollat

GREQI- Moti i keq ka krijuar një situatë katastrofike në Greqi, ku autoritetet në ishullin Korfuz janë detyruar të shpallin gjendje emergjence për shkak të dëmeve që janë shkaktuar. Reshjet e shiut pushtuan mbrëmë Korfuzin, ku u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për evakuimin e 69 qytetarëve pasi shtëpitë e tyre u përmbytën.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona, Poseidonos, Kifissos, Paraliaki, Atika etj. Dëme të mëdha janë shkaktuar si pasojë e reshjeve, ku infrastruktura e kulturat bujqësore janë shkatërruar plotësisht. Një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë ditën e djeshme, ndërsa pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga ujë, janë shpërndarë kudo.

Autobusi u zhyt në ujë në Poseidonos në Paleo Faliro, nën urën në Qendrën Kulturore të Fondacionit Stavros Niarchos, ndërsa udhëtarët në bord formojnë një rresht, ku të kapur për dore, dalin në anë të rrugës, ndërsa uji u arrin deri në gju.

Autobusi i përmbytur

Situata është mjaft kritike edhe në Atika, ku janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur. Zjarrfikësit janë në terren duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve, ndërsa i kanë bërë atyre thirrje për kujdes.

"Ne  kërkojmë qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve", bën thirrje Departamenti i Zjarrfikësve.

Në Kifissos dhe Paraliaki është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet, ndërsa në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Përmbytjet shkaktojnë kaos, Korfuzi shpall gjendje emergjence

 

Ishulli i Korfuzit ka shpallur gjendjen e emergjencës pas situatës kaotike që ka përshirë vendin nga përmbytjet. Shirat që goditën ishullin mbrëmjen e së enjtes përmbytën shtëpi e biznese, ndërsa infrastruktura e kulturat bujqësore janë shkatërruar plotësisht. 69 persona kanë përjetuar momente frike e paniku mbrëmë kur uji pushtoi shtëpitë e tyre, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ti evakuuar me anije ose helikopterë.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje