Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë mbërthyer zonat në veri dhe jug të vendit që prej mesnatës së të shtunës. Shirat e rrëmbyeshëm kanë krijuar probleme më të mëdha kryesisht në kryeqytet ku autostrada Tiranë –Durrës u bllokua për disa orë, në Vlorës, Durrësit, Fierit.
Ndërkohë një 27-vjeçar nga Dibra është viktima e parë nga moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për Adil Vladin i cili ka humbur jetën pasi është marrë nga rrjedha e ujit gjatë kohës që po pastronte kanalet kanalet që furnizonin me ujë HEC-et Lura 1 dhe 2.Sakaq shërbimet e policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen tij. Por ndërkohë shehsi i shtabit të Emergjencave mohon se vdekja etij ishte për shkak të përmbytjeve.
Ora 20:14 Kukës, ngrihet shtabi i emergjencave
Në Kukës është mbledhur shtabi i emergjencave civile ku është bërë e ditur se në qarkun e Kukësit nga moti i keq ka patur problematika të shumta. Sipas sekretarit të përgjithshëm të prefekturës pothuajse në të gjitha rrugët rurale ka rënie gurësh, dherash dhe rrëshitje skrapatesh. Janë dëmtuar 16 objekte banimi në Tropojë dhe Kukës si dhe dëmtuar 4 objekte shkollash(catitë).
Probleme të mëdha ka patur në furnizimin me energji elektirke. Janë dëmtuar shtylla dhe përcjella elektrik të linjave të mesme dhe të ulët. Drejtori i OSHEE në Kukës, bëri të ditur se ka patur shkëputje telash dhe rrëzim shtyllash në të gjithë territorin e qarkut të Kukësit.
Krijimi i situatave të tilla, si pasojë e motit sjellë edhe njëherë në vëmëndje mungesën e fondeve për të përballuar emergjenca civile. Kreu i qarkut të Kukësit gjatë mbledhjes tha se qeveria duhet të alokojë më shumë fonde dhe pajisijen me makineritë e nevojshme për pastrimin e rrugëve.
Evidenet është se ende nuk është bërë tenderimi i kompanimve që duhet të mirëmbajnë rrugët. Aktualisht vetëm dy rrugë Bajram Curri- Valbonë dhe Kukës- Bushtricë janë në proces tenderimi. Mbetet ende pa kompani mirëmbajtje Rruga e Kombit, megjithëse kompania e mëparshme pavarësisht mbarimit të kontratës ka mirëmbajtur rrugën gjatë 24 orëve të fundit.
Ora 17:00 Elbasan, vështirësi qarkullimi në aksin Cërrik-Gramsh
Përmbytjeve nuk u ka shpëtuar dot edhe qyteti i Elbasanit. Reshjet e shiut kanë shkaktuar një situatë të rënduar në këtë qytet, ku përveç mbulimit me ujë, ka dhe mungesë të energjisë elektrike, dëmtime të urave, bllokime rrugësh për shkak të inerteve, etj. Nisur nga kjo situatë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, janë mbledhur Shtabet e Emergjencave në çdo Prefekturë, të cilat po ndjekin dhe monitorojnë situatën.
Prefekti i Elbasanit, Arben Kamami, u shpreh se në terren janë organizuar dhjetëra punonjës për të mbajtur hapur të gjitha akset rrugore. “Ka rënie inertesh në disa akse rrugore, si në rrugën Elbasan-Peqin në Derven, te Kthesa e Murrashin, dhe në Qukës. Po kështu ka vështirësi qarkullimi në aksin Cërrik-Gramsh”, ka thënë Prefekti gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencës.

(Situata në Elbasan, rrugët e përmbytura)
Ora 13:30 Prençi: Situata nën kontroll, s’ka probleme me lumenjtë
Sipas shefit të Emergjencave Civile Shemsi Prençi, më problematike situata është në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë, Dibër, Malësi e Madhe e Vlorë. Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm është bërë shkak që paraditen e së dielës, autostrada Tiranë-Durrës të përmbytet në një pjesë të mirë të saj.
Shemsi Prençi thotë se reshjet e rëna nuk kanë sjellë probleme në lumenjtë e mëdhenj pasi lumi Drin, Shkumbin, Vjosa, Osumi dhe Semani kanë patur prurje pak mbi mesataren. Sipas tij problemet janë shkaktuar nga lumenjtë e vegjël dhe përrenjtë për shkak të prurjes së lartë të inerteve.
Prençi shprehet se niveli i ujrave po reduktohet dhe se situata është drejt përmirësimit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet, pasi pengojnë ndërhyrjen e grupeve të punës në terren. Sipas tij situata nuk është e rëndë dhe nuk ka vend për panik.
(Situata me permbytjet, flet Shemsi Premci)
Ora 10:40 Fushë-Krujë del nga shtrati lumi “Zezë
Në Fushë-Krujë lumi "Zezë" ka dalë nga shtrati duke përmbytyr dhjetra banesa në lagjen "Bakushe -Visha".

(Zonat e permbytura ne Fushe-Kruje) Foto të tjera
Ora 10:30 Tepelenë, bllokohet rruga Progonat- Bëncë, izolohen disa fshatra
Edhe Tepelena është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi ere. Për pasojë disa fshatra janë izoluar pasi është bllokuar rruga Progonat-Bëncë.
Ora 09:45 Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e peshkimit
Ndërsa në Vlorë për shkak të motit të keq është pezulluar lundrimi për mjetet e peshkimit.Shkak janë bërë erërat e forta dhe dallgët 4-5 ballë. Trageti i linjës Brindisi – Vlorë u nis me vonesë për shkak të dallgëzimit.

(Situata ne bregdetin e Vlores, deti i trazuar dhe me dallge) Foto të tjera
Ora 09:40 Durrës pezullohet ankorimi i 3 trageteve
Kurse në Durrës, 3 tragete nuk janë ankoruar, ku njëri prej tyre qëndron prej 24 orësh i pa ankoruar. Ndërsa 2 tragete që do të udhëtonin drejt Barit janë nisur me vonesë. Tragetet që duhet të niseshin mbrëmë në 23:00 janë nisur sot në orë 06:00.Shkak për nisjen me 7 orë me vonesë është bërë dallgëzimi në det të hapur është rreth 9 ballë dhe era që fryn 70 km/orë.
Kapitaneria e Portit të Durrësit po punon për ankorimin e një anijeje. Shkak për nisjen me 7 orë me vonesë është bërë dallgëzimi në det të hapur është rreth 9 ballë dhe era që fryn 70 km/orë. Kapitaneria e Portit të Durrësit po punon për ankorimin e një anijeje.
(Pamje: Situata ne Durrës)
Ora 09: 30 Kukës, probleme me energjinë elektrike
Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë përfshirë gjithë qarkun e Kukësit. Në 24 orët e fundit ka patur probleme me energjinë elektrike. Prej mbrëmjes së djeshme nga ora 20:00 dhe deri në orën 08:00 të mëngjesit i gjithë qarku ka qenë në errësirrë. Në mëngjes edhe pse është rikthyer energjia në qytetet Kukës, Has dhe Tropojë ndërprerjet e energjisë ka qenë të herëpasershme.
Shkak është dëmtimi i shtyllave dhe përcjellësve elektrik në stacionin e Uzinës, si pasoje e motit te keq por edhe mbingarkesës në rrjet. Si pasojë e avarive në 7 fidra, disa zona në 24 orët e fundit mbetën pa energji si Geghysen, Ragam, Tropojë e Vjeter, Pac, Bujan/B.Curri, Shishtavec Mamëz, Shemri, Shtiqën/Kukes, Fajzë/Krumë. Po punohet për riparimin e defektit për të rikthyer energjinë në të gjithë qarkun.
Ora 09:29 Fier, vështirësi në qarkullimin rrugor
Reshjet e shiut dhe era e fortë ka krijuar probleme me qarkullimin rrugor si në qytet ashtu dhe në rrugët dytësore të bashkisë Fier. Po ashtu ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa lagje të Fierit. Mungesë të energjisë ka patur në Patos dhe Mallakastër. Për rregullimin e defekteve janë në terren 33 grupe të OSHEE. Nga mosfunksionimi i kanaleve kulluese janë përmbytyr edhe disa toka bujqësore.
/Shqiptarja.com

VIDEO