Mijëra banorë të 10 fshatrave në Komunat Zejmen dhe Kolsh në Lezhë e kanë kaluar festen e Pashkëve në errësirë të plotë. Prej 24 orësh këto zona janë në errësirë të plotë, ndërsa ende nuk dihen arsyet e mungesës së saj.

Asnjë grup pune nuk ndodhet në terren për të ndërhyre dhe rikthyer energjinë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që banorët e këtyre zonave lihen në errësirë edhe në ditë feste.

Banorët e këtyre fshatrave bëjnë të ditur se penalizohen nëse nuk paguajnë energjinë, por ndërkohe askush nuk shqetësohet për mungesën disa ditore të energjisë në familje dhe bizneset e tyre.
 
Energjia elektrike në Komunat Kolsh e Zejmen është ndërprerë qe prej ditës së djeshme dhe ka vijuar të mungojë edhe gjatë ditës së sotme. OSHEE në Lezhë nuk ka bërë asnjë njoftim për shkaqet e mungesës së energjisë apo kohës se kur ajo do të rikthehet. Ky institucion nuk asnjë përgjigje as për mediat, fakt sepse e hëna është ditë feste dhe zyrtaret e kanë pushim, megjithëse pasojat i vuajnë konsumatoret.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)