Aktualisht, brigadat e njesisë së OSHEE-së “Tirana 2” është duke manovruar me linjat për të rikthyer energjinë elektrike brenda 20 minutash.
Sakaq, nisur nga parashikimet e motit të keq të dy ditëve në vijim, OSHEE është vendosur në gatishmëri të plotë, sidomos në rajonet ku pasojat e erës së fortë pritet të kenë ndikim të madh, kryesisht në zonat rurale.
Sot në zonën e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe ka patur erëra të forta dhe janë verifikuar defekte të shumta në fiderat ajrorë gjatë nates dhe në viji.
Punonjësit ndodhe në terren, por kanë hasur vështirësi, duke qenë se era e fortë i rrëzon vazhdimisht fiderat, pas ndreqjes së difektit nga ana e tyre.
s.k/Shqiptarja.com










