Foto: Lumi Osum, Berat
Prej më shumë se një jave vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Po si paraqitet sot situata në qarkun e Beratit?
Sipas informacioneve autoritetet lokale bëjnë me dije se:
Lumi Osum prej pasdites së djeshme ka filluar ngritje graduale të nivelit. Nga prurjet lumi ka pësuar dalje nga shtrati në fshatin Veterrik në pikën e daljes javën shkuar ku ka përmbytur toka bujqësore rreth 30-40 ha.
Momentalisht niveli i lumit Osum është drejt rënies.
Lumi Devoll, nga EC Kuçovë për shkak të shkarkimeve me kuotë të ulet nga HEC Banjë, lumi ka prurje por është brenda shtratit të tij.
Për shkak, të prurjeve të të dy lumenjve, Osum dhe Devoll, niveli në lumin Seman ka pësuar rritje dhe ka dalje nga shtrati në fshatin Goriçan, NJA Kutalli Dimal, ju janë përmbytur toka bujqësore dhe disa hektar me sera bujqësore. Këto sipërfaqe tokash janë përmbytur edhe nga reshjet e ditëve të kaluara.
Lajmi kryesor:
Shembja e urës izolon 10 fshatra në Kolonjë, banorët në protestë! Në izolim edhe 6 fshatra në Dropull! Osumi, Semani e Ishmi dalin nga shtrati, përmbytin tokat










