Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ ka njoftuar se 10 fluturime janë anuluar apo zhvendosur për shkak të kushteve të këqija të motit në vende të ndryshme të Europës. Përkatësisht gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air kanë kryer ulje në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës që ka përfshirë vendin tonë.
Që nga Aeroporti i Shkupit, pasagjerët do të transportohen për në Tiranë. Ndërkohë disa prej pasagjerëve u është ofruar mundësia e rimbursimit.
“Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës. Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.
Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër. Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa”-thuhet në njoftim.
Disa prej fluturimeve drejt Rinasit që janë anuluar apo zhvendosur:
Gjermani, Eindhoven (Është ulur në Shkup) Pritet që pasagjerët të transportohen drejt Tiranës.
Francë, Beauvois (Anuluar)
Itali, Nuremberg (Anuluar)
Itali, Bologna (Anuluar)
Zvicër, Gjenevë (Anuluar)
Itali, Katanja (Anuluar)
Itali, Pizza (Anuluar)
Pritet që situata e motit të keq të normalizohet ditën e nesërme.
B.V/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
50.4%
-
Pas korrikut
20.9%
-
S'kam mendim
28.7%
Vota total: 115
Lajme të tjera
-
Situata e pazakontë/ 2 betoniere brenda Aeroportit të Rinasit, udhëtarët të habitur (VIDEO)
4 Prill, 20:20
-
Skema/ Si kalojnë turqit me dokumente false nga Rinasi për në BE? Në 2022 kishte 148 tentativa të dështuara, 5 të shpallur në kërkim ndërkombëtar
26 Shkurt, 12:39
-
FOTO/ Hapet rruga e re drejt aeroportit të Rinasit, do të lehtësojë trafikun e krijuar gjatë sezonit të verës
2 Dhjetor 2022, 17:18
-
Trafikimi i kanabisit nga aeroporti i Tiranës në Stamboll, cila ishte skema që përdornin 6 turqit! Pasi bënë check-in, u pritën nga 2 burra jashtë terminalit
21 Nëntor 2022, 11:37
-
Greva në Itali, Aeroporti i Rinasit rikthen fluturimet me aeroportet italiane: Nga ora 15:00 vijojnë normalisht
21 Tetor 2022, 12:33
-
U kap me kanabis në Turqi, efektivi i rrugores nuk e kishte lëndën narkotike kur udhëtoi nga Rinasi! Policia letërporosi autoriteteve turke për hetimet
18 Tetor 2022, 15:17
-
Leximi dixhital i pasaportës në aeroportin e Rinasit, nga sot qytetarët shmangin kontaktin me policin! Procesi i ri zgjat 15-30 sekonda
1 Gusht 2022, 07:22
-
Rama: Nga 1 gushti, qytetarët shqiptarë nuk do të kenë kontakt me policin që i sheh në sy kur kalojnë pasaportën! Procesi i ri zgjat më pak se 30 sekonda
31 Korrik 2022, 19:39
-
Fluks hyrjesh në pikat kufitare të Shqipërisë, policia: Në Rinas dhe Kakavijë janë shtuar sportelet, masa për të eliminuar vonesat
30 Korrik 2022, 14:38
-
Deportohen 23 shqiptarë nga Britania e Madhe! Njëri kishte hyrë ilegalisht me jaht, tjetri hyri duke u fshehur në kamion
15 Korrik 2022, 20:08
-
Shqipëria ecën 'para në kohë': Mbi 7 mijë pasagjerë udhëtojnë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022! Ndërtojmë aeroporte para hekurudhave
30 Qershor 2022, 12:52
-
Punimet në aeroportin e Rinasit, ministrja: Çdo pasagjer të mos presë më shumë se 10 minuta! Terminali i ri mund të përfundojë brenda korrikut
26 Qershor 2022, 15:39
Perse nuk i spostuat te aeroporti i kukesit ,xhevairi i fshehte i evropit .
Përgjigju