ITALI - Moti i keq që prej ditësh ka mbërthyer veriun e Italisë, fatkeqësisht dy ditët e fundit ka shënuar edhe tre viktima të tjera. Rrëshqitjet e dherave kanë mbuluar një banesë në Lombardi brenda së cilës ndodhej një 16-vjeçare me gjyshin e saj 70-vjeç, duke shkaktuar vdekjen e të dyve. Ndërkohë një 21-vjeçare është mbytur në makinën e saj e cila kishte përfunduar në lumë.
Brenda 1 jave, në Itali kanë humbur jetën 8 persona për shkak të reshjeve të dendura dhe rrëshqitjeve të dherave të cilat kanë shembur disa banesa dhe rrezikojnë disa të tjera.
Ndërkohë në Voltri të Xhenovës 180 familje janë të izoluara nga niveli i lartë i ujit.
Lidhur me situatën e rëndë, kryeministri italian, Matteo Renzi ka akuzuar qeveritë rajonale që nuk kanë realizuar politika parapërgatitje që të viheshin në funksion të fatkeqësive natyrore të shkaktuar nga moti i keq i këtyre ditëve.

FOTO të tjera
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraRedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)