VIDEO/ E frikshme në Vlorë, deti i trazuar këput litarët e tragetit të Brindisit me 129 pasagjerë, arrin të ankorohet në port pas 6 orësh, qytetarët: U frikësuam

VLORË-Trageti i Brindisit në Vlorë me 129 pasagjerë në bord, ka arritur të ankorohet në Portin e Vlorës pas 6 orësh në det të trazuar dhe dallgët e larta, duke krijuar panik te pasagjerët gjatë kësaj kohe. Trageti duhet të ankorohej në orën 08:00 të mëngjesit të sotme, por teksa iu afrua portit për shkak të dallgëve të larta u këput një litar duke bërë që trageti të dilte sërish në det të hapur.

Nga pamjet u pa se trageti doli në radën e Vlorës në pritje të përmirësimit të kushteve të motit dhe vetëm pas 6 orësh arriti të ankorohej dhe 129 pasagjerët të zbrisnin në terminalin e portit.

Po ashtu për shkak të detit të trazuar e me dallgë 6 varka të vogla dhe disa skafe që përdoren për sezonin turistik në Molin e Radhimës janë mbushur me ujë dhe rrezikojnë të mbyten dhe të përplasen me shkëmbinjtë.

Një nga peshkatarët e vjetër Sherfif Dyrmishi shprehet se dallgët ishin shumë të larta, dukë bërë që uji të kalojë mbi barrierë. Madje një nga mjetet e peshkimit që ishte për riparim është dëmtuar plotësisht dhe disa mjete të vogla të tjera të peshkimit dhe disa gomone janë fundosur.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
Trageti më pasagjerë nga Brindizi ankorohet pas 6 orësh në Portin e Vlorës, pasagjerët: U lodhëm dhe u frikësuam, kishte shumë dallgë

Deti i trazuar dhe dallgët e forta bënë që trageti i linjës Brindizi-Vlorë t'i këputej një nga litarët duke mos mundur dot që të ankorohej në port dhe të dilte sërish në det. Vetëm pas 6 orësh në det të trazuar, trageti ka mundur të ankorohej, ndërsa pasagjerët në të shprehen të frikësuar nga ngjarja dhe të lodhur nga orët e gjata të pritjes për të zbritur në terminalin e Portit e Vlorës.

"Skandaloze, kut kapiteni i trageti pa detin e trazuar nuk kishte pse nisej nga Brindizi fare, pse të rrinin në det të hapur mbi 10 orë", tha një qytetar.

"Kishte det dhe shume dallgë, ne erdhëm në port në 7:30 por nuk u ankoruam e dolëm prapë në det", tha një tjetër.

"Nga ora 8 që duhet të dilnim nuk mundëm dot të ankorohej", u shpreh një pasagjer.

"U lodhëm, mbi 7 orë në pritje për t'u ankoruar. Erdhëm në port po një litar u këput dhe ikëm sërish", tha një tjetër.

Ora 09:46
VIDEO/ Erë e fortë dhe det i trazuar në Radhimë, varkat e vogla dhe skafet turistike mbushen me ujë, rrezikojnë të mbyten  

Në qarkun e Vlorës vijon të ketë erë të fort dhe det të trazuar duke rrezikuar varkat e vogla dhe skafet turistike që janë të ankoruara në Molin e Radhimës. 

Për shkak të detit të trazuar e me dallgë 6 vakra të vogla dhe disa skafe që përdoren për sezonin turistik në Molin e Radhimës janë mbushur me ujë dhe rrezikojnë të mbyten dhe të përplasen me shkëmbinjtë.

Ndalimi i lundrimit të varkave të vogla është bërë prej disa ditësh për shkak të motit të keq, që ende nuk po qetësohet në qarkun e Vlorës.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit