Moti i keq, përmbytje në Laç
izolohet komuna në Mirditë

Moti i keq, përmbytje në Laç<br />izolohet komuna në Mirditë
TIRANE- Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar probleme në Mirditë dhe në Laç e Shkodër. Në Mirditë rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugën që të çon në komunën Kaçinar.
 
Kjo komunë është e izoluar që prej mesnatës së të martës (10 shtator). A1 Report informohet se ka mjete me pasagjerë që janë bllokuar në të dy kahet e rrugës dhe deri në orën 09:30 minuta nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga drejtoria rajonale e rrugëve.
 
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Laçit. Rruga nga Gjykata e rrethit deri tek Komisariati dhe shumë rrugë të tjera të qytetit janë të përmbytura. Uji ka kaluar trotuaret dhe ka hyrë në katet e para të ndërtesave. Shirat e natës së mbrëmshme shkaktuan probleme dhe në Shkodë, ku një rrufe ka djegur qarkun elektrik të një dyqani të telefonisë celulare.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor