E gjithë Italia, nga Veriu në Jug, është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje, ‘valë’ që paralizoi edhe Sicilinë, e cila ishte goditur nga një thatësirë e madhe prej muajsh.
Situatë kritike në Emilia Romagna pas reshjeve të orëve të fundit. Në Bagnacavallo, në zonën e Ravenës, u urdhërua evakuimi total i zonave të prekura nga përmbytjet. Për fat të keq, një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Itali. Ai ishte 20 vjeç dhe po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, kur makina e tyre u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë. 20-vjeçari humbi jetën, ndërsa i vëllai arriti të shpëtonte.
Në Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar krizë në një pjesë të kanalizimeve dhe nënkalimeve, si dhe u pezullua qarkullimi hekurudhor.
Ishulli Stromboli u godit nga një përmbytjet që vërshuan si lumë duke pushtuar rrugët. Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile.
Një rrëshqitje dheu në zonën e Kazinosë në Ellera, izoloi pesë shtëpi. Shiu i vazhdueshëm, i cili preku për orë të tëra Marche, shkaktoi përmbytje veçanërisht në zonën bregdetare midis Senigallia dhe Ancona. Një familje u evakuua.
Pothuasje të gjitha rajonet janë në alarm. Kalabria jugore dhe Joniane, në një pjesë e madhe të Emilia-Romagna, Veneto dhe Basilicata dhe në juglindje të Lombardisë janë në alarm portokalli, ndërsa trembëdhjetë rajone të tjera janë në alarm të verdhë.
Lajm ne perditesim....
Për shkak të përmbytjeve në Bolonja, fansat e këngëtarit Umberto Tozzit qëndruan për të paktën dy orë ambientet e Unipol Arena ku po zhvillohej koncerti.
Për shkak të gjendjes së emergjencës, Perfektura e Bolonjës dhe Komuna e Casalecchios vendosën që t’i mbajnë fansat në ambientet e brendshme të Unipol Arena për arsye sigurie dhe me qëllim që rrugët të mos mbusheshin me makina për të parandaluar ndonjë situatë të rrezikshme.
Kryebashkiaku i Casalecchio, Matteo Ruggeri doli në skenën e koncertit për t'i shpjeguar publikut arsyet e vendimit dhe u kërkoi atyre që të qëndrojnë të qetë.
Rrugët e Catanias janë kthyer si lumenj për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq.
Në këtë video shihet momenti kur një motoçiklist po tërhiqej zvarrë nga rryma në qendër të rrugës ‘Etnea’, ndërsa edhe mjeti i tij po ‘lundronte mbi ujë’.
Por një kalimtare, arriti ta shpëtojë me guxim, duke e nxjerrë nga uji.
Jetoj këtu në Itali është gjendje e rëndë natyra është e pa parashikueshme.... Habitem kur në Shqipëri ndodhin fenomene të tilla njerëzit thonë e ka fajin qeveria me sa duket aty qeveria i krijoka këto fenomene shkatërrues...po në Amerikë e gjekt që këto fenomene marin jetë njerëzish qeveria i krijon....o shqipëtar ju që nuk kuptoni jeni shpellarë...
PërgjigjuNuk dukesh fare si patronazhiste.