Vlorë/ U kap me automatik dhe fishekë në makinë, vihet në pranga 44-vjeçari

Një 44- vjeçar është vënë nga pranga nga Policia e Vlorës, pasi u kap me armë zjarri automatik dhe fishekë në makinë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 23”, ku 44-vjeçari me inicialet H.H u kap në flagrancë me armë zjarri automatik, i cili pas kontrollit iu sekuestrua.

“Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Spikat Vllaznia - Partizani dhe Egnatia - Dinamo, kalendari i javës së 10-të në Superligë

Spikat Vllaznia - Partizani dhe Egnatia - Dinamo, kalendari i javës së 10-të në Superligë