Situata më e rëndë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditë e fundit ka qenë në zonën e Vlorës dhe të Fierit, por edhe zona të tjera kanë pasur pasoja të rënda.  

Darzeza fshati më i dëmtuar në Fier, banesat nën ujë
Është dita që fshati Darëzezë i Fierit zgjohet nën pushtetin e ujit, të lumit Vjosa, i cili tashmë për këta banorë është kthyer në një mankth.
 
Në të këtë fshat shumica e banorëve janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa qendra e fshatit është e vetmja pjesë ku mund të qendrore pa frikën se uji do t’u rrezikojë jetën.

Dëmet materiale të shkaktuara në banesat e fshatit janë të konsiderueshme, ndërsa disa prej shtëpive janë ende të pabanueshme.

Këto pamjet janë fokusuar në qendër të fshatit, por tregojnë qartë për panoramën që ndodhet pak metra më tej ku të filmosh me kamera është luks, pasi uji ka mbuluar gjithçka dhe banorët i kanë braktisur shtëpitë.

Banorët të grumbulluar në qendër të fshatit shohin nga qielli me shpresën se reshjet do të pushojnë bëjnë një bilanc të dëmeve që këto përmbytje u bënë “dhuratë”.
Sakaq ka edhe nga ata që janë më të ashpër në deklarata e tyre, pasi nuk kursejnë akuzat karshi instancave shtetërore.
 
Punonjësit e shtabit të emergjencave janë të pranishëm kudo, e ndërsa reshjet kanë pushuar vëmendja e të gjithëve është përqendruar tek mbarëvajtja e punës së këtij hidrovori.
 
Një avari e tij do shtonte sipërfaqet e përmbytura nga ujit, ç’ka do rezultonte katastrofike për këtë fshati, i cili është edhe fshati që ka pësuar më shumë dëme nga këto përmbytje. 


Berat,  65 banesa të përmbytura nga prurjet e lumit Osum
Situata e përmbytjeve në qarkun e Beratit gjithsej janë 65 shtëpi të përmbytura nga prurjet e lumit Osum. Është ngritur grupi i punës për verifikimin e dëmeve që janë shkaktuar në banesa.

Përmbytje në tokat bujqësore si dhe sera zënë një shifër prej 500 hektarë tokë. Banorët nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria për veshmbathje vetëm disa ushqime, pritet që në ditët në vijim të vijë një kontingjent me ndihma. Situata tashme është normalizuar banorët i janë kthyer banesave për t’i pastruar.

Fshatrat e përmbytur janë Moravë, Poshnjë, Çiflik, Tapi, Arrëzë, Velabisht, Starovë, Shqe-Gajdë, Samaticë, Gorican, Hingë.

Banorët shprehen se nga përmbytja kemi humbur çdo orendi te shtëpisë. I bëjmë thirrje qeverise te na ndihmoje. Ndërsa familjes se Bardhyl Arapit përveç pajisjeve shtëpiake lumi i ka mare dhe pese kok bagëti.
 
Sic e shohim dhe nga pamjet e A1Report se situata tek banoret është shumë e vështirë, nëse do të ketë përsëri prurje lumi Osum keta banore jane perseri te rrezikuar .



Gjirokastër, problemet jo vetëm nga reshjet e shiut, por edhe të borës

Gjirokastër, përmbytjet shkatërrojnë biznese, dëme miliona euro

 
Dëme financiare të pallogaritshme kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit edhe në 2 biznese peshkimi në Kardhiq të Gjirokastrës, si dhe në disa stane në këtë zonë. Pronarët e këtyre bizneseve të mëdha kanë kërkuar ndihmë financiare pasi sipas tyre investimi kap vlerën e 400 mijë eurove e po ashtu për ndërtimin e urës është investuar 30 milionë lekë.
 
Vërshimi i lumit Kardhiq dhe dëmtimi i urës, ka bllokuar banorët si dhe 2500 krerë bagëti. Drejtuesi i Inspektoratit të peshkimit Leonard Kasi me grupin e punës së ngritur për konstatimin e dëmit, po përpilojnë dokumentacionin përkatës. Sipas tij gati 80 % e rasatit është marrë nga rrjedha dhe dëmi i përllogaritur nga komuna është 25 mijë euro.


Qarku i Gjirokastrës është përfshirë sërish nga reshjet e shiut. Ndërkohë në zonat e thella malore ka patur reshje dëbore ku sipas informacioneve të mara aktualisht komuna Zagorie është e bllokuar. Probleme ka patur edhe në aksin Erind –Cajup ku për shkak të borës këshillohet qarkullimi me zinxhirë I mjeteve e po ashtu edhe në Qafë Muzinë. 
Lumi Drino është fryrë gjatë ditë sotme si pasojë e reshjeve intensive duke kërcënuar me përmbytjen hyrjen e qytetit.Në aksin Gjirokastër – Tepelenë km 9 ka patur vazhdimisht depozitim të materialeve inerte dhe aluvioneve për të cilat po punon firma përkatëse që po mirëmban këtë aks në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi.