Moti i keq, Policia Bashkiake e Tiranës shpëton dy të mitur nga Korça dhe Vlora

Moti i keq, Policia Bashkiake e Tiranës shpëton dy të mitur nga Korça dhe Vlora

Policia e Bashkisë Tiranë duke ndihmuar të miturit

Dy të mitur janë shpëtuar gjatë mëngjesit të sotëm nga punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës. Pas sinjalizimit që kanë marrë nga qytetarë të ndryshëm, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë gjetur dy të mitur që në këto ditë të ftohta dhe të lagështa e kalonin natën duke u strehuar në ambiente të papërshtatshme.

Të rinjtë me inicialet S.P, 16 vjeç nga Vlora dhe K.J, 14 vjeç nga Korça janë gjetur në një nga bodrumet e pallateve në afërsi të Shkozës. Menjëherë atyre u është ofruar ndihma e parë nga punonjësit e shërbimit social të Bashkisë Tiranë dhe më pas konform procedurave ligjore, ju është marrë deklarata në prani edhe të psikologut.

Gjithashtu sipas procedurave ligjore, një prej fëmijëve i është dorëzuar punonjësve të policisë për ta dorëzuar tek prindërit, raporton zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës.

er.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë