Moti i keq, policia e shtetit apel
shoferëve: Bëni kujdes me lëvizjen!

Nisur nga vërshimi i shumtë i informacioneve nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në rrugë për të parandaluar aksidentet të mundshme rrugore.

Policia Rrugore në shërbim, po monitoron situatën në akset rrugore të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Fierit e Shkodrës ku prania e reshjeve është më intensive.

Mjetet e shërbimit të Policisë Rrugore do të jenë në lëvizje të vazhdueshme dhe në raste të veçanta do të përdorin edhe mjetet e sinjalizimit shtesë, gjatë patrullimit në të gjitha akset rrugore, duke u tërhequr vëmendjen përdoruesve të rrugës, të zbatojnë normat e sjelljes në rrugë.

Policia Rrugore po bashkëpunon me entet pronare të rrugës dhe nënkontraktorët për vënien në gatishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe dhënien e ndihmës në rrugë. Ajo porosit që në zonat ku parashikohen reshje dëbore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë në rastet kur në sipërfaqen e rrugës ka prani dëbore dhe akulli.

Në akset ku ka më shumë prezencë të reshjeve, Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policive përkatëse janë vënë në ndihmë të Policisë Rrugore. Në gatishmëri janë edhe disa grupe të FNSH-së Shkodër, Tiranë, e Fier.

Policia e Shtetit është në gatishmëri dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.

d.gj/ shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit