Moti i keq, Prishtina shpall gjendjen
e jashtëzakonshme për 48 orë

Moti i keq, Prishtina shpall gjendjen<br />e jashtëzakonshme për 48 orë
KOSOVË- Pas reshjeve të vazhdueshme të borës, temperaturave shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t'i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës.
 
"Të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve, me të gjitha kapacitetet që kanë duhet të jenë në terren.
 
Përveç 8 kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës
" thuhet në njoftim.
 
Komuna e Prishtinës u bën thirrje edhe qytetarëve që të mos lëvizin automjetet e tyre pa zinxhirë.
 
Masat e tilla të ndërmarra janë për të shmangur bllokimet dhe aksidentet eventuale, megjithëse deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme, sipas Komunës së Prishtinës.
 
Edhe në Shqipëri situata është mjaft e vështirë pas reshjeve të dëborës në dy ditët e fundit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm