Moti i keq dhe lagështira në rrugë ka sjellë probleme edhe në qarkullimin rrugor duke shkaktuar edhe aksidente. Në Qafë-Thanë një fugon mallrash ka rrëshqitur si pasojë e lagështisë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Fugoni i përmbysur në Qafë-Thanë
Në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit të Krrabës një tjetër mjet fuoristradë ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarëset, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë që pak më pas një autoambulancë u përplas me një automjet por edhe ky aksident pa dëme në njerëz. (Lexo këtu)
Vetëm një ditë më parë në qarkun e Elbasanit u regjistrua një tjetër aksident, ku një mjet u përplas me një autobus me nxënës e për pasojë një 25 vjeçar humbi jetën. (Lexo këtu)
Edhe ARRSH ka dhënë sot informacion në lidhje me situatën e rrugëve. (Lexo këtu) Situata më problematike shfaqet në Qarkun e Korçës si pasojë e reshjeve të borës.
Akset më problematike në këtë qark janë Korçë-Voskopojë, Korce-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë, ku trashësia e borës ka shkuar deri në 40 cm dhe qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë