Moti i keq në vend, dëmtohen urat dhe ujësjellësat në disa fshatra të Pukës! Bllokohet aksi Rrëshen-Bukmirë në Mirditë

Rruga rurale Rrëshen-Bukmirë 16 km në Mirditë është shkatërruar plotësisht si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Siç shihet në pamje ka dëmtime të shumta në gjithë trasenë

Automjetet lëvizin me vështirësi, ndërsa banorët ndjehen të rrezikuar.

Bashkia e Mirditës është përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi që lidh 6 mijë banorë të njësisë vendore Kaçinar me zonën urbane.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrëshqitjeve të dherave  u dëmtuan disa rrugë e ura në fshatrat e Pukës, si Qelez, Kabash e Bicaj. Ndërsa në fshatin Gjegjan është dëmtuar çatia e shkollës. 

Në orët e para të ditës, uji ka vërshuar ne rruge, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e makinave e këmbësoreve në zonën turistike të Shëngjinit. Ndërkohe disa fshatra janë pa energji elektrike në Zadrimë.

Segmenti i rrugës së Arbrit nga Bulqizë deri në Peshkopi tek "tre çezmat" u mbush me gurë dhe materiale inerte. Pati vështirësi në qarkullim  gjatë paradites, ndërsa tashmë situata është normalizuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:35
Moti i keq në Qarkun e Shkodrës, Emergjencat Civile: Dëme në ura, rrugë e kanale vaditëse

1664263374_ok1.jpeg

Emergjencat Civile në qarkun e Shkodrës kanë dhënë detaje në lidhje me problematikat e krijuara nga moti me reshje të dendura shiu në vend. Sipas Emergjencave Civile probleme ka pasur në disa rrugë kryesisht në zonat rurale si dhe janë dëmtuar ura e kanale vaditëse.

'Në bashkinë Shkodër nga reshjet nuk ka dëme. Vetëm në rrugën e Dukagjinit ka patur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet sot përmes një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyre pasi do të bëjë rikonstruksionin e plotë të urës. Në pjesën tjetër të njësisë nuk raportohen dëme, por në disa zona ka patur shkëputje të energjisë si pasoje e linjave te amortizuara.

Nga konstatimet e tanishme  rezulton se kemi dëme të konsiderueshme në rrugët rurale, ura, kanale vaditëse etj.

Në njësinë Administrative Qelëz

Është dëmtuar totalisht rruga Qelëz- Ukth Maja e Mirgës

Rrëshqitje e trupit të rrugës në rrugën e Kabashit Memaj Buhot, rruga Bicaj-Blinisht-Krove, Rrëshqitje e trupit të rrugës shembje masive të trupit të rrugës.

Njësia Gjegjan

Dëmtime në çatinë e shkollës qendër Gjegjan

Rrugët rurale kanë pësuar shkarje dhe Rrëshqitje masive

Kanali vaditës Rras Kuzhnen është dëmtuar plotësisht, ura e Rras

Kuzhnenenit është dëmtuar plotësisht

Për njesinë Pukë kemi rrëshqitje të trupit të digës së rezervuarit

Për ndërhyrje në stabilizimin e situatës kërkohen 2 mjete Fadrome dhe 1 kamion.

Mbetemi në pritje të ndihmës konkrete.'- njoftojnë Emergjencat Civile.

Ora 09:19
VIDEO/ Bllokohet aksi Rrëshen-Bukmirë, rruga dëmtohet për shkak të rrëshqitjes së tokës

 

Reshjet e shiut të rëna që prej pasdites së djeshme kanë sjellë jo pak probleme. Aksi Rrëshen-Bukmirë ka pasura rrëshqitje në disa pjesë të tij si pasojë e vërshimit të ujërave si dhe inertet e kanë bërë të pa kalueshëm lëvizjen e automjeteve të vogla.

Ora 08:40
Reshjet e shiut në Pukë, prurjet e përrenjve dëmtojnë urat që lidhin fshatrat! Kryebashkiaku: Situata është e vështirë

Reshjet e orëve te fundit kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të Pukës. Urat lidhëse të disa fshatrave janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të përrenjve, ndërkohë që ka pasur probleme edhe me ujësjellësat të cilat në disa zona kanë dalë jashtë funksionit.

I kontaktuar nga Report Tv, kryetar i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj shprehet se situata është e vështirë në disa fshatra kryesisht nga përrenjt malorë por situata po monitorohet dhe punonjësit e shërbimeve të Bashkisë Pukë janë në terren për monitorimin e situatës.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht