Moti i keq/ Era e fortë 'shkul' pemët në Shkodër, dëmtohet një makinë (FOTO)

Moti i keq/ Era e fortë 'shkul' pemët në Shkodër, dëmtohet një makinë (FOTO)

Makina e dëmtuar nga era e fortë

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Bashkisë Shkodër që prej mbrëmjes së djeshme.

Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar.

Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 13/09/2024 09:35

    Rastësisht po kaloja tek sheshi Isa Boletini!Rruga ishte mbushur me ujë një kalimtarë i rastësishëm ,pa prituar fare e hoqi kapakun e pusetës për të ikur uji,ndërsa puntori që merr rrogën, për atë punë po e shihte pa pik turpi as nuk ju afruar për ta ndimuar! Mbbasi qytetari i ndërgjegjshë iku puntori maskara,me celular në vesh dhe cigare në gojë dhe me parurpësi veq sa shkoj e pau kaseten.këto janë puntorët që paguhen nga taksat tona që askush nuk i kontrollon. Ekam edhe me nmvidio ka një orë e gjysëm veç sidhet me duar në xhepa turp për drejtusit pëkatës të Ujësjellës Kanalizime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Siguria në shkolla/ Ministrja e Arsimit: Kemi shtuar 40 oficerë të rinj sigurie dhe u rritëm pagat 20%, 240 shkolla të ruajtura dhe 733 incidente më pak se vjet

Siguria në shkolla/ Ministrja e Arsimit: Kemi shtuar 40 oficerë të rinj sigurie dhe u rritëm pagat 20%, 240 shkolla të ruajtura dhe 733 incidente më pak se vjet