Moti i keq, Rruga e Kombit e
bllokuar nga rrëshqitje dherash
Në një lidhje telefonike për tv A1 Report, (ora 09:00) Avdi Deda, shofer i një linje autobusi Kosovë- Shqipëri-Gjermani, tha se kishte rreth një orë që ishin bllokuar në Rrugën e Kombit.
TIRANE - Rruga e Kombit është kthyer në rrugë një kalimshme për shkak të rrëshqitjeve dhe shembjeve të dherave në fshatin Reps. Aksi i bllokuar është ai i drejtimit të lëvizjes nga Kukësi në drejtim Tiranë.
Qytetarë të cilët kanë udhëtuar sot në Rrugën e Kombit, Durrës-Kukës-Morinë, informojnë për shembje të dherave dhe bllokim të saj.
Situata e krijuar nga shembjet, ka shkaktuar trafik dhe orë të gjata pritje për pasagjerët. Për shkak të bllokimit, policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve, vetëm në kahun që është i kalueshëm.
Kjo zgjidhje e policisë ka bërë që makinat e tonazheve të ndryshme, nga autoveturat e deri tek trajlet të rrinë në rradhë dhe të presin për të kaluar me qëllim që të mbërrijnë në destinacionet e tyre.
DËSHMIA E SHOFERIT TË AUTOBUSITNë një lidhje telefonike për tv A1 Report, (ora 09:00) Avdi Deva, shqiptar nga Kosova i cili është drejtues i një linje autobusi Kosovë- Shqipëri-Gjermani, tha se kishte rreth një orë që ishin bllokuar dhe nuk lëviznin.
"Ka rrëshqitje dheu afër Repsit. Rruga është bllokuar në dy drejtime. Është mbledhur dheu dhe po presim të ndërhyjnë. Vargu është i pafund” - tregon Avdi Deva i cili thotë se është i bllokuar për gati një orë.
Ai shton se kishte telefonuar 129 për të kërkuar ndihmë por askush nuk ishte përgjigjur. “Jemi përpjekur të marrim, 129 por nuk përgjigjet askush”- tha Avdi Deva në lidhjen telefonike për A1 Report.
ZJARRE NË FIERPor e kundërta ndodh në Fier ku pyjet e Darzesës janë në flakë që prej ditës së djeshme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Lushnjes, pasi është kërkuar ndihmë, por ende nuk është bërë e mundur që flakët të vihen nën kontroll.
Vatra zjarri ka edhe në fshatin Peshtan, po në Fier, ndërsa era është duke favorizuar përhapjen e flakëve edhe në zona të tjera.
R
edaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08