Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje tokash në fshatin Gorrisht, përgjatë aksit rrugor Vllahin–Poçem. Si pasojë, sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore janë dëmtuar, duke rrezikuar edhe stabilitetin e terrenit në zonë.

Banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës në rast se reshjet vijojnë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për parandalimin e dëmeve të mëtejshme.