Reshjet intensive të shirave dhe domosdoshmëria e ruajtjes se perimetrit të nivelit në kaskadës detyruan fillimin e shkarkimeve nga dy pre tre hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Shkarkimet në hidrocentralin e Komanit nisen prej të hënës.
Shkarkimet nga Komani u reflektuan dhe në Vaun e Dejës. Aktualisht në Vaun e Dejës po shkarkohen 700m3 ujë në sekondë ndërsa afro 600 m3 të tjera derdhen nga kaskada e Vaut të Dejës përmes prodhimit me kapacitet maksimal. Niveli i Vaut të Dejës sipas KESH ndodhet në kuotën e 75 metër e 58 cm nga 76 që është kuota maksimale.
Shpresdhënëse për përmirësimin e shpejt të situatës janë të dhënat nga Fierza, e cila aktualisht nuk po prodhon energji duke akumuluar prurje.
Sipas të dhënave nga hidrocentrali më i madh i vendit, niveli aktualisht është 182 metër nga 196 që është kapaciteti maksimal, ndërsa prurjet nga 500 m3 për sekondë që ishin dje gjatë orëve të fundit arritën në 1400 meterkub/ për sekondë.
Kryeministri Edi Rama shkroi se Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.
R.C/S.B/Shqiptarja.com“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve. Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, thuhet në postimin e Ramës.









