Përmbytet Vlora, disa lagje ende nën ujë! Dëme të mëdha në biznese e banesa! 33 familje në konvikt! Ushtria pastron llumin! Dredha: Dëmshpërblim për banesat e prekura

VLORË- Lindja e diellit ka nxjerrë në pah deh dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe rrëshqitja e dherave gjatë pasdites së djeshme në qarkun e Vlorës pro dhe çarja e kanalit të ujrave të larta të qytetit. 

Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë. Reshjet intensive të shiut, në nivelin 184.2 mm shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familjet e evakuuara (55 banorë) kanë kaluar natën larg banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt.

Report Tv sjell sot pamjet nga situata në qytetin e Vlorës, ku rrugë e lagje janë ende nën ujë. Më problematike situata mbetet në disa lagje, ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagjja 'Kushtrim', lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. Ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara në biznese e banesa, ndërsa autoritetet vendore pritet të nisin me një analizë.

Strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë në terren, ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse.

Trupat në terren po punojnë për largimin e ujit në blloqet e banesave midis akseve të bllokuara: te Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, si dhe te Kisha Ortodokse. Prezencë uji ka dhe brenda xhamisë së qytetit.

Efektivët e FA po punojnë me dy pompa për largimin e ujit nga stacioni kryesor i pompimit, ku ende vazhdon të ketë prezencë uji. Hidrovori i qytetit punon me kapacitet të plotë, duke bërë tërheqjen graduale të ujit. Është stakuar energjia elektrike në disa blloqe banesash të qytetit, kryesisht aty ku gabinat elektrike kanë prani uji.

Në orën 13:00 pritet mbledhja e Perfekturës, ku do marrë pjesë edhe ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu. Kryebashkiaku Ermal Dredha tha se pritet një bilanc për dëmshpërblimin e banorëve që kanë pësuar dëme në banesa. 

Vlora dje ishte në pushtetin e ujit, ndërsa çarja e kanalit të ujërave të larta bëri që uji të vërshojë nëpër qytet, lagjet kryesore biznese e banesa duke shkaktuar edhe dëme. Si asnjëherë më parë, të gjitha rrugët e qytetit u pushtuan nga uji dhe lagjet u bllokuan ku niveli i ujit arriti deri 50-60 cm. Uji, si rrjedhë lumenjsh që kalonte nëpër rrugë, mori me vete çfarëdo i doli para, karriget dhe tavolinat e lokaleve, koshat e mbeturinave duke i spostuar në sheshin e Flamurit.

Në ndihmë të bashkisë Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, dërguan 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake. Reshjet pushuan në orën 19:00 por deri në këtë orë sipas autoriteteve, sasia e reshjeve ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë.

Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Armand Xhelili dhe Sokol Dema

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
PAMJET/ Vlora nën ujë, Forcat e ushtrisë pastrojnë zonën historike 'Muradie'

 

Foto: Forcat e ushtrisë në lagjen 'Muradie'

Që prej ditës së djeshme Vlora ka qenë nën pushtetin e ujit. Ditën e sotme Forcat e ushtrisë kanë nisur punimet për të pastuar një nga zonat historike të qytetit bregdetar, pikërisht lagjen ‘Muradie’.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se uji nga kjo zonë është larguar dhe ajo që ka mbetur në këto rrugë është balta.

Ora 12:09
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, në Vlorë përmbytet edhe stadiumi 'Flamurtari'! Uji 'pushton' dhomat e lojtarëve

Rreshjet e dendura të shiut që paralizuan Vlorën një ditë më parë, kanë sjellë shumë përmbytje në rrugë, banesa dhe biznese. Një fat të tillë ka pësuar edhe stadiumi "Flamurtari". Fusha e impiantit ndodhet nën pushtetin e ujit, ndërsa rreshjet kanë depërtuar edhe në dhomat e zhveshjes së lojtarëve dhe ambientet e brendshme të tribunës kryesore. Vlonjatët luajnë sot në Kategorinë e Parë kundër Korabit në Peshkopi.

 

Ora 10:52
Përmbytjet në Vlorë/ Rënia e gurëve dëmton 2 banesa në zonën e Kalasë! Banorët: Jemi në qiell të hapur

 

Në një ngjarje alarmante, rënia e gurëve nga një shkëmb në zonën e Kalasë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në dy banesa, të cilat tashmë janë jashtë funksionit. Banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë.

Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.

“Nuk futem dot në shtëpi, nuk kam ku të vete. Jam në qiell të hapur. Lutem shtetit të më ndihmojë.Na janë tharë rrobat në trup”, ka thënë një nga banoret që i është dëmtuar shtëpia për Report Tv.

Ndërkohë një tjetër banor ka thënë se dhomat janë të mbushur me gurë edhe dhe.

"Nuk futemi dot në shtëpi se aq shira të rrëmbyeshëm kanë rënë sa na e kanë bllokuar hyrjen. Dhomat janë mbushur me gurë edhe dhe. Nuk kemi as tesha për tu ndëruar. Kemi bërë thirrje po...ky është realiteti", shprehet një banor tjetër për Report Tv.

Ora 10:33
Përmbytjet në Vlorë/ Ushtria pastron llumin e ujin nëpër rrugë e në blloqet e banesave! Uji ka hyrë dhe në Xhami

Foto: Forcat e ushtrisë duke punuar për heqjen e ujit në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar pas situatës problematike në Vlorë, ku reshjet e shumta të shiut përmbytën pjesën më të madhe të qytetit. Në disa zona në Vlorë energjia është ndërprerë për shkak se gabinat elektrike kanë prezencë uji.

Deklarata e plotë:

Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren që prej pasdites së djeshme, për të riparuar të gjitha problematikat e shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë. Si pasojë e punës së bërë gjatë gjithë natës dhe ndërprerjes së reshjeve, situata është përmirësuar.

Aktualisht, puna e të gjitha strukturave: Bashkisë së Vlorës, UK Rajoni Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë, OSHEE, Prefekturës, është përqendruar në 4 kryqëzime ende të bllokuara në qytetin e Vlorës, i cili u prek më shumë nga situata e keqe e motit në 24 orët e fundit.

Në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse.

Trupat në terren po punojnë për largimin e ujit në blloqet e banesave midis akseve të bllokuara: te Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, si dhe te Kisha Ortodokse. Prezencë uji ka dhe brenda xhamisë së qytetit.

Efektivët e FA po punojnë me dy pompa për largimin e ujit nga stacioni kryesor i pompimit, ku ende vazhdon të ketë prezencë uji.

Hidrovori i qytetit punon me kapacitet të plotë, duke bërë tërheqjen graduale të ujit.

Është stakuar energjia elektrike në disa blloqe banesash të qytetit, kryesisht aty ku gabinat elektrike kanë prani uji.

Situata vazhdon të ndiqet në terren nga autoritetet vendore dhe Drejtori i Gadishmërisë dhe Veprimeve Operacionale në AKMC.

Ora 10:23
Përmbytjet në Vlorë, flet kryebashkiaku Dredha: Do bëjmë bilancin, dëmshpërblim për qytetarët që iu janë dëmtuar banesat

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha flet për situatën e përmbytjeve në Vlorë. Gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara. 55 persona janë evakuaar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuar me bashkëpunim me shtabin e emergjencave.

“Jemi në terren. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarë, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, po e kemi marrë me prioritete, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më ët madh të qarkullimit të mjeteve duhet ët reagojmë më shpejt, një rast është edhe këtu ‘Albano dhe Romina’. Rast që përsëritet çdo vit sa herë ka prurje reshjesh më shumë se normale, ka rënë 180 mm shi.

Janë gati 55 banorë që janë evakuuar, janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, jemi duke bërë database me informacionet për të marrë masat për suportin financiar për dëmet që janë shkaktuar në banesa.

Ora 08:49
Gazetari i Report Tv raporton situatën pas përmbytjeve në Vlorë: Pritet bilanci i dëmeve, disa lagje ende pa energji elektrike

Bashkia e Vlorës pritet të nisë bilancin e dëmeve pas përmbytjeve të shkaktuara ditën e djeshme pas reshjeve intensive dhe çarjes së kanalit të ujërave të larta. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili ka Vlora raportoi si paraqitet situata ditën e stome.

Dëme të mëdha raportohen në biznese e banesa që janë mbuluar totalisht nga uji, ndërsa në disa lagje dhe rrugë uji nuk është larguar ende. Makinat e qytetarëve shihen nën ujë.

Gazetari Xhelili raporton për disa lagje problematike  ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. 

Në lagjen Kushtrimi, banorët kanë qenë duke nxjerrë orenditë nga banesat e përmbytura. Ndërkohë, 33 familje kanë kaluar natën ne konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës industriale ‘Pavarësia. Në disa lagje energjia vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa kabina ka prezencë uji.

Ora 08:33
VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Vlorë, makinat e zhytura nën ujë

Gjithçka nën ujë. Përmbytjet e djeshme në Vlorë kanë lënë pas dëme për banorët e qytetit bregdetar. Rrugët e lagjet janë zgjuar nën pushtetin e ujit.

Në këtë video që sjell Report Tv, dallohen disa rrugë të mbushura ende me ujë, ndërsa mjetet e qytetarëve janë të zhytura nën ujë.

Ora 07:54
PAMJET/ Vlora zgjohet nën ujë, rrugët e lagjet ende të përmbytura

Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë. Report Tv sjell pamjet nga qyteti i Vlorës, ku duket situata ditën e sotme.

Rrugë e lagje janë ende nën ujë, siç mund të shihni në këtë pamje, për shkak të reshjeve intensive dhe përmbytjeve pasditen e djeshme.  

Ora 07:02
Situata gjatë natës në Vlorë, qytetarët të mbuluar nga uji

 

Report Tv sjell pamjet nga situata e përmbytjeve në qytetin e Vlorës gjatë natës. Siç shihet edhe në pamje, niveli i ujit ka qenë goxha i lartë në lagjen Albano dhe Romina, një prej zonave me problematikave më të madhe.

Në video dallohen edhe qytetarët të mbuluar nga uji, të cilët përpiqen të ecin në zonën e mbushur me ujë. Ndërkohë, një 60-vjeçar që banon në këtë zonë ka kërkuar ndihmë për të marrë oksigjen, por ambulanca ka pasur vështirësi për t’u futur për shkak të situatës.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 05/10/2024 12:02

    Kur nerton pa laps nermal se do permytesh. Jo nje vite,por zhdo vite

    Përgjigju
  • Mjaft me Dekllarata!: 05/10/2024 11:27

    Kryeministri Edi Rama, per arsye qe nuk i beri kurre publike, iu qep si "morr" kryebashkiakut Dritan Leli, cdo fundjave, per gati dy vjet, per copeza letrash e qesesh "te papastruara" ne cepa te humbura ku i conte era, e shkoi, per kete show, deri ne plazhe te dhena me koncesion privateve. Po me dhendrin e Gramoz Rucit, kryebashkiakun aktual Ermal Dredha prej gati 1 viti e gjysem, qe nuk eshte kujdesur per mirembajtjen dhe pastrimin e perrenjve e kanaleve qe rrethojne Vloren as perpara, as ne prag e as gjate rrebeshit te djeshem cfare do te beje? Perseri nga parate e popullit te sotem dhe te brezave qe do te vijne do te paguhen ("demshperblehen") matrapazlleqet e "neglizhences" e "shperdorimit" te detyres, dhe me shume akoma, perdorimi e shperdorimi i fondeve te Emergjences Civile?

    Përgjigju
    • Lushka: 05/10/2024 11:59

      Shum tr bukura komentet ne te lecuar por ne praktike fjale qe shuhen me kohen. Shkurt paster edhe pa gabime mos hskoni te votoni absenoni njeher te vetme. Edhe shikoni si ndryshon ky komb mjeran prej 34 vitesh...

  • Inxhinieri: 05/10/2024 10:22

    Sigurisht qe shteti duhet te paguaj demet ekonomike direkte dhe indirekte per shkak te pezullimit te aktivitetit. Jane drejperdrejte pergjegjesi e shtetit, pasi qytetaret jane ne objekte te ndertura sipas ligjeve ne fuqi. Shteti nuk eshte i afte te ndertoj kanalizime. Kanalizimet nuk sjellin vota, vota sjellin fasadat. Kjo eshte hiprokrizia e investimeve fasade te pushtetit hiprokit!

    Përgjigju
  • Loni: 05/10/2024 10:05

    Pa plan studimi tymce nga keto gjera pret. Ka dal shum e bukur si qytet por jo praktik ja si ndodhi permbytje. Uji qelbezohet edhe kthehet ne semundje infektive nese nuk merren masa per pastrim. Ishalla me kaq edhe pa probleme jetike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë