Moti i pazakontë në Kukës, nga 40 cm trashësi dëbore...në diell (VIDEO)

Dimri këtë vit në qytetin e Kukësit duket i pazakontë, krahasuar me vitet e mëparshme. Janari që është dhe muaji më i ftohtë gjatë stinës së dimrit  po mbyllet pa reshje dëbore dhe shiu. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar trashësia e saj në qytet ishte mbi 40 cm. Për banorët e qytetit verilindor ky mot është i pazakontë dhe sipas tyre mungesa e reshjeve të dëborës ka ndikuar tek shëndeti  e në kulturat bujqësore.

Thatësira e tejzgjatur ka ndikuar  negativisht edhe në rezervat ujore të liqenit të Fierzës, niveli i ujit po shënon rënie çdo ditë. Sipas biologut Arben Palushi sot Liqeni i Fierzës ndodhet në kuotën e 273 metra e për pasojë ka një rënie të peshkimit dhe varfërimin e gjallesave ujore në minimumin e tyre.

Palushi ndër të tjera pohon se moti i ngrohtë ka sjellë shtimin e zogjve shtegtarë të cilët kanë populluar sipërfaqen ujore të liqenit. Sipas tij numri i tyre është rritur krahasuar me vitet kur në Kukës ka mbajtur dimër i ashpër.

Gjatë muajit dhjetor të vitit që lam pas dhe janarit të këtij viti në Kukës nuk ka pasur reshje të konsiderueshme shiu dhe dëbore duke shënuar një muaj më të thatë për periudhën e dimrit ndër vite.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin