Nga data 24 Prill, kur dhe nis java tjetër pritet që temperaturat të pësojnë ngritje me 7 gradë Celsius krahasuar me temperaturat e ditës së sotme.
Këtë e bën të ditur parashikimi i motit në Shqiptarja.com dhe Accuweather ku dhe për tre ditë në vijim do të ‘vuajmë’ nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut që do të bien me intensitet në pjesën më të madhe të vendit.
Në zona juglindore temperaturat do të shkojnë deri në -2 gradë Celsius për të vijuar më të buta në zonat veriore e veriperëndimore.
Megjithatë menjëherë sapo të dalë e diela, temperaturat do të ngrohen por pavarësisht kësaj reshjet e shiut do të kthehen në fund të muajit dhe do të vijojnë në ditët e para të muajit Maj. Reshjet do të pakësohen dhe temperaturat do të shënojnë ngritje duke hyrë në fazën e fundit të Pranverës.
Flet meterologu Metodi Marku Por edhe meterologu Metodi Marku në një prononcim për Report Tv, tha se muaji Prill njihet dhe si muaji i surprizave. Marku tha se bora ka mbuluar zona malore mbi 1 mijë metra mbi nivelin e bregdetit. Por meterologu thekson se, presioni atmosferik i ulët do të largohet ditën e shtunë dhe temperaturat e ngrohta do të mbizotërojnë në ditët në vijim.