Moti me erë të fortë në Tiranë rrëzon pemët, Veliaj-qytetarëve: Tregoni kujdes (FOTO)

Moti me erë të fortë në Tiranë rrëzon pemët, Veliaj-qytetarëve: Tregoni kujdes (FOTO)

Pemët e thyera nga era dhe postimi i Veliajt në Twitter

Edhe pse një kohë më e ngrohtë se ditët e tjera, e diela në Tiranë po shoqërohet me erë të fortë, çka në disa raste ka shkaktuar edhe probleme për lëvizjen e qytetarëve. Era e fortë ka bërë që disa pemë apo degë të tyre të bien, duke u bërë edhe një rrezik potencial për njerëzit dhe automjetet e parkuara në rrugë.

Nisur nga kjo situatë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje gjithë banorëve të Tiranës që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur problemet e ndryshme. Nëpërmjet një statusi në Twitter Veliaj bën të ditur se për shkak të motit punonjësit e emergjencave civile të Tiranës janë në terren ku kanë ndërhyrë në heqjen e pemëve të rrëzuara dhe duke hapur trotuaret dhe rrugët.     

“Shokë - kujdes sot në Tiranë prej erës së fortë e pemëve apo objekteve që rrëzohen! Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë janë në terren sot dhe pse ditë pushimi! Me pak vigjilencë e kalojmë pa zarar këtë moment gjer sa të kalojnë stuhitë! Për çdo sinjalizim ju lutem ☎️ 112", shkruan Veliaj në Twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës