Pas ditëve të fundit me diell, por të ftohta nesër do të rikthehen reshjet e shiut. Sipas Institutit të Gjeoshkencave nesër priten reshje mesatare gjatë pjesës së dytë të ditës në veri dhe reshje të dobëta lokale në qendër dhe jugperëndim.
/Shqiptarja.com
Në Alpe, në lartësi të mëdha, reshjet do të jenë në formën e borës. Në asnjë qark të vendit nuk paraqiten rreziqe, ndërsa Emergjencat Civile janë në gatishmëri për të zhbllokuar rrugët nëse do të ketë probleme nga dëbora në zonat e thella malore.
dy.b/shqiptarja.com












