Ditët me temperatura të larta që na kishin shoqëruar ditët e fundit edhe pse në stinën e dimrit, marrin fund nesër, pasi pritet që të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në zonat malore. 

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar që nesër do të ketë reshje lokale shiu në zona të ndryshme, ndërsa në lartësinë mbi 1000 m mbi nivelin e detit reshjet do të jenë në formën e dëborës.

d.b/shqiptarja.com