Edhe dita e sotme pritet të jetë një ditë me temperatura të larta në vendin tonë, ku maksimalja pritet të shkojë në 37- 38 grandë celsius.

Temperatuarat e ajrit do të shënojnë një ulje prej 1-2 gradë celsius në zonat malore, në të cilat priten që temometri të  shënojë 30-31 gradë, si dhe herë pas here do të shfaqen vranësira kalimtare.

Nga ana tjetër, sipas metoalb, në bregdetin e Adriatikut dhe në zonat e qendrore,  temperaturat pritet të qëndrojë në vlerat e 35- 36 gradë celsius.

Jugu i vendit është ai që do të ketë temperaturat më të larta, të cilat priten të shkojnë deri në 38 gradë celsius.

Vala e te nxehtit “Luciferi” tërhiqet te premten nga Europa duke i lenë vend normalitetit termik te muajit gusht, gjë e cila do të pasojë edhe një ulje temperaturash në vendin tonë.

Shënohen 5 viktimat e para në Europë

Gjatë kësaj kohe që kjo valë e të nxehtit ka qenë në Europë, ka shkaktuar  të paktën 5 viktima në Itali dhe në Rumani.

Temperatura më e lartë u shënuan në Spanjë, ku termometri shënonte 44 gradë celsius.

Alarm i kuq është dhënë për Italinë, Zvicrën, Kroacinë dhe Poloninë, pasi janë konsideruar si vende shumë të rrezikuara nga kjo valë e të nxehtit.

Për Spanjën, Greqinë, jugun e Francës dhe pjesën më të madhe të Mesdheut, është dhënë alarm portokalli, i cili paralajmëron një mot të rrezikshëm në këto vende.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com