Botërori i MOTO GP ka mbërritur në fazën finale, gara e radhës, e 14 -ta e edicionit është mjaft vendimtare dhe do të zhvillohet në pistën e Aragones në Spanjë. Në luftë për të fituar Cmimin e Madh do të jenë Lorenzo dhe Pedrosa. Pole - positon e ka siguruar Lorenzo pas realizimit të një xhiroje perfekte në provat e lira.

Në vendin e dytë është pozicionuar Dani Pedroza, ndërsa vijën e nisjes e plotëson Kraçlou. Sakaq, Valentino Rosi është renditur në vendin e tetë. Aktualisht kampionatin e udhëheq Lorenzo i ndjekur nga Pedrosa dhe me një distanca të afërt pikësh. Nëse Pedrosa kërkon që të fitojë titullin duhet të fitojë me cdo kusht xhiron e radhës në Spanjë.

(d.b/shqiptarja.com)