Daniel Pedrosa ka fituar Cmimin e Madh të Aragnoes në Spanjë duke u rikthyer në luftë për të fituar titullin kampion të MOTO GP. Gara ka qenë mjaft e fortë midis Horge Lorenzos që startoi nga vendi i parë dhe vendit të dytë Daniel Pedrosës. Pas një dyluftimi të ashpër gjatë xhirove në pistën e Aragones në fund finishin e ka prerë i pari Pedrosa.
Podiumi është plotësuar me Lorenzon dhe Doviciozion. Spanjolli ka realizuar një garë perfekte në shtëpi duke trembur Lorenzon që mendoi se kishte hipotekuar titullin kampion. Kur kanë mbetur edhe katër gara nga fundi, Lorenzo është 33 pikë përpara. Gjatë garës ka ndodhur edhe një incident i pakëndshëm, pasi piloti Niki Heiden është rrëzuar duke përfunduar në spital, por pa rrezik për jetën.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com