MotoGP/ Marc Marquez e nis sezonin me rekord dhe 'pole position', ndiqet nga Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez e nis sezonin me rekord dhe 'pole position', ndiqet nga Bagnaia

Marc Marquez

MotoGP zhvilloi këtë të shtunë provat zyrtare për Çmimin e Madhe të Portugalisë. “Pole positioni” i parë i sezonit i përket Marc Marquez. Në Portimao, fenomeni i Honda-s la pas të gjithë në tentativën e fundit, duke e ndalur orën në kohën rekord 1’37″226.

Me të në rreshtin e parë janë Francesco Bagnaia me Ducati, i dyti me 64 të mijëtat më pak dhe Jorge Martin që plotëson treshen e parë. Rreshti i dytë për pilotin vendas Miguel Oliveira, i cili u rendit përpara Jack Miller me KTM dhe Enea Bastianinit me Ducati.

Vendi i shtatë për Vinales që la pas dy italianët Bezzecchi dhe Marini. Top 10 ndërkohë u plotësua nga piloti francez Johann Zarco.

Në këtë garë ra në sy edhe dalja nga pista e spanjollit të GasGas, Pol Espargaro. Piloti pësoi lëndime të rënda dhe u detyrua të dërgohej në spital, ku po merr mjekimin e specializuar. Kujtojmë se gara zhvillohet nesër me fillim nga 15:00.

 

#MotoGP qualifying back with a bang! ????

We're all set for the first-ever #TissotSprint! ????#PortugueseGP ???????? pic.twitter.com/z82fJ1mjss

— MotoGP™???? (@MotoGP) March 25, 2023

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça

Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça