Në Japoni garohet mes shiut, Jorge Martin fiton garën e MotoGP

Në Japoni garohet mes shiut, Jorge Martin fiton garën e MotoGP

Jorge Martin

MotoGP ka zhvilluar garën e Çmimit të Madh të Japonisë, e 14-ta për këtë sezon. Në pistën e Motegei fitoi Jorge Martin me Ducatin e tij. Në pistë gara ka qenë e vështirë, me shiun që "mbretëroi" garën.

Në vendin e dytë u rendit Bagnaia, që u penalizua në këtë garë nga flamuri i kuq. Paçka se nuk siguroi pikët maksimale, italiani i Ducatit, Bagnaia është në vendin e parë të renditjes me tre pikë më shumë se Martin.

Në podium edhe Marc Marquez me Repsol Honda, ndërsa pas tij vijnë Bezzecchi, Espargaro apo Jack Miller. Duket se gara për trofeun e kampionit do jetë mes Bagnaia dhe Martin, që ndahen me vetëm tre pikë.

Gara e Japonisë:

  1. Martín
  2. Bagnaia
  3. Marc Marquez
  4. Bezzecchi
  5. Aleix Espargaró
  6. Jack MIller
  7. Augusto Fernandez
  8. Di Giannantonio
  9. Raul Fernandez
  10. Quartararo

Renditja e pilotëve:

  1. F. Bagnaia 319 pikë
  2. J. Martin 316
  3. M. Bezzecchi 265
  4. B. Binder 201
  5. A. Espargaro 171
  6. J. Zarco 162
  7. M. Vinales 139
  8. L. Marini 135
  9. J. Miller 125
  10. F. Quartararo 111
  11. A. Marquez 108
  12. F. Morbidelli 77
  13. M. Oliveira 69
  14. A. Fernandez 67
  15. M. Marquez 64
  16. F. Di Giannantonio 53
  17. A. Rins 47
  18. T. Nakagami 45
  19. R. Fernandez 36
  20. D. Pedrosa 32
  21. E. Bastianini 25
  22. J. Mir 20
  23. P. Espargaro 12
  24. L. Savadori 9
  25. J. Folger 9
  26. S. Bradl 8
  27. M. Pirro 5
  28. D. Petrucci 5
  29. C. Crutchlow 3

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë