'Motorët' e fikur të opozitës…

'Motorët' e fikur të opozitës…

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Data e 14 Majit nuk është larg, por edhe afër nuk duket. Por ajo ç’ka bie në sy, mbetet fakti se opozita e kryesuar nga Sali Berisha, nuk ka shkak, moral dhe arsye të ndezë “motorët” e para fushatës elektorale.

Një parti e pabashkuar, një parti e ndarë në “gardhiqe”, e cila nuk bie dakord për kryetarin, selinë, programin, statutin, emrat e kryesisë, Kuvendit Kombëtar, apo dhe linjën politike, nuk mund të jetë kurrë gati për fushata elektorale, aq më pak për fitore. Sali Berisha, ka 6 muaj që shtyn me pahir “stinën e aksioneve opozitare”. Sikur ai ta kuptonte, se në ç ‘gjendje është sot Partia Demokratike, do të kishte ikur me kohë. Dhe kjo ndodh jo sepse, nuk e kupton se me një “non-grata” Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet, ashtu siç e kupton fare mirë se, e ndarë ajo forcë politike nuk nis dhe nuk bitis kurrë fushatë normale elektorale.

Nuk është viti 1992, por viti 2002, dhe koha kërkon motive dhe energji të reja në politik bërje. Ato nuk mund të vijnë nga emra dhe figura të konsumuara, që kanë harxhuar 100 për qind gjithçka kishin 32 vite më parë. Është e nevojshme që Shqipëria të ketë opozitën e saj, një alternativë ndryshe nga ajo e partisë në pushtet, dhe të konkurrojë denjësisht në fushatë me njerëzit e saj.

Por tek shikon se në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka çimentuar postin e kryetarit, dhe nuk dëgjon të largohet, tek shikon “xhaketat e grisura” të asaj force politike të kapardisen në kryesi, kuvende, degët e rretheve dhe forumet e tjera, atëhere bindesh se “motorrët” e saj nuk do të ndizen më kurrë. Politika i ka shërbyer Berishës dhe klanit të tij, si një mjet i fuqishëm pasurimi dhe abuzimi. Ai e ka kthyer partinë e tij (pasi vetëm e tij është) në forcë regresive, pa program, pa struktura aktive, pa alternativë konkurruese, duke e katandisur atë në shoqatë lokale.

Me ç ‘premtime dhe ç ‘program do ti drejtohet Berisha dhe aleatët e tij minorë shqiptarëve në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore ? Ata nuk mund tu prezantojnë qytetarëve asgjë që lidhet me të ardhmen, me zhvillimin, me investimet, me integrimin, me moralin e pastër të qeverisjes dhe politikanit.

Ata e dinë fare mirë se në bazë, nuk kanë as numrin e duhur të mbështetësve, ashtu siç nuk kanë rrugëdalje tjetër, veçse të kandidojnë emra të konsumuar në të gjitha bashkitë e vendit. Edi Rama, nuk e ka menduar kurrë të “fikë motorët” e premtimeve, investimeve dhe takimeve me qytetarët e këtij vendi, pasi e njeh mirë psikologjinë e të qeverisurit me punë dhe jo fjalë boshe.

Qytetet tona, sot kanë ndryshuar 100 për qind, falë menaxhimit, investimit, angazhimit, ndërgjegjësimit, dhe kërkesës së llogarisë që vjen direkt nga kryeministri Rama për çdo problem të lindur dhe premtim të mbajtur.

Ne kemi sot një Shqipëri të ndryshuar, të rilindur, të zhvilluar, të integruar, dhe të papenguar në rrugëtimin drejt anëtarësimit të saj në BE. Kjo opozitë e përgjumur, e shfazuar, dhe e përçarë, nuk mund të pengojë fitoren e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, me një makineri të ndryshkur dhe motorët e fikur, nga pesha e viteve dhe mëkateve që rëndojnë mbi lidershipin e saj.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baldushku: 27/10/2022 15:22

    Nuk ka nafte e benzine te ndeze motorrin e kesaj PD qe nuk di ku shkon

    Përgjigju
    • O lal: 27/10/2022 23:13

      I jane care gomat

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë