KORÇË - Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një motorr ka goditur nga mbrapa një zetor dhe për pasojë ka humbur jetën një grua ndërsa djali i saj ka mbetur u plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në fshatin Vloçisht, ku motorri i drejtuar nga Gesi Kambo 23 vjeç ka goditur nga mbrapa zetorin, duke sjellë vdekjen e nënës së tij Gjinovesa Kambo 48 vjeç dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit të të riut.

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)
Fillimisht, si pasojë e aksidentit, të dy, nënë e bir, mbetën të plagosur rëndë, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Korçës, por si pasojë e plagëve të marra, 48 vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë, është shoqëruar në polici edhe drejtuesi i zetorit, Romeo Agushi, 22 vjeç. Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO