SHKODER- Valjeta Golemi, motra e ish-Inspektores së Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi ka protestuar nga Shkodra për vendimin e Apelit për lënie në burg të motrës së saj. Ajo shprehet e bindur se motra e saj nuk ka bërë asnjë krim në skandalin e vjedhjes së Thesarit të Shtetit. Valjeta Golemi kërkon që drejtësia të jetë e njëjtë për të gjithë.
Protestat për lirimin e Elivar Golemit kanë vazhduar në ditën e dytë në Shkodër. Organizatorë të kësaj proteste janë bërë kolegët e ish-Inspektores së Përgjithshme, pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, të afërm të saj dhe forumi shkodran. Me pankarata në duar ata kërkojnë trajtim të barabartë të Elivar Golemit me të akuzuarit e tjerë për vjedhjen e 713 mln lekëve në BSH.
Ish-Inspektorja e Përgjithshme e BSH u arrestuar në 5 shtator së bashku me ish-Guvernatorin Ardian Fullani për “shpërdorim detyre”. Ndërsa ditën e hënë Gjykata e Apelit ka liruar me arrest shtëpive Fullanin, si dhe 4 persona të tjerë të akuzuar dhe ka lënë në arrest me burg Elivar Golemin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO