Motra kërkon të vëllain 34-vjeçar në 'Pa gjurmë': Kemi humbur çdo kontakt që prej 2008

Motra kërkon të vëllain 34-vjeçar në 'Pa gjurmë': Kemi humbur çdo kontakt që prej 2008

Anila, motra e Igli Zdravës në emisionin ‘Pa gjurmë’

“Unë që po iu shkruaj jam Anila Xhaferri dhe kam një hall shumë të madh dhe kam nevojë për ndihmën tuaj. Unë kërkoj vëllain tim që kam 10 vite që s’kam asnjë lajm prej tij. Si familje nuk e dimë nëse është gjallë apo  vdekur.”,- kështu nis letra e Anila Zdravës drejtuar redaksisë së emisionit “Pa gjurmë”.

Anila kërkon vëllain, 34-vjeçar me të cilin ka humbur çdo kontakt që prej gushtit të vitit 2008. Igli Zdrava, nga Elbasani punonte me bashkëshortin e të motrës dhe jetonin shumë pranë njëri-tjetrit. Ditën kur humbi çdo kontakt me familjen ai i kishte premtuar që do të shkonte në shtëpinë e saj për një vizitë. Por për vizitë nuk shkoi kurrë...

Punonte me vëllanë tim. Prita që të vinte në shtëpi por nuk erdhi. Vajta tek shtëpia e tij por nuk ishte aty. Vëllai ishte shumë i mirë me ne. Fliste çdo ditë me ne. Kishte shumë vite emigrant, që nga 2002-2003. E kam kërkuar vëllain në çdo vend. Edhe në një emision këtu. Por deri më tani asgjë. Nuk kishte asnjë arsye që të mos na fliste më.

Anila Zdrava

Ajo i ka bërë thirrje çdo personi që e ka parë vëllain e saj dhe që ka ndonjë informacion për të që ta njoftojë që ajo të bashkohet me të.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë