Policia i kërkon, dyshohet se Antonela Berishaj dhe e motra ikën nga Morina'! Gazetari Dema zbulon detaje: Donin t'i shkaktonin dëmtim të përjetshëm Klea Prengës

 

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema zbulon detaje të reja lidhur me ish konkurenten e Big Brother Antonela Berishaj, dhe motrën e saj Mariela Berishaj të cilat një muaj më parë dhunuan blogeren Klea Prenga në një nga lokalet luksoze të Tiranës. 

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema zbuloi në studion e Repolitix në Report Tv, se me sulmin, motrave Berishaj kishte qëllim t'i  shkaktonin dëmtim të përjetshëm në fytyrë blogeres 24 vjeçare.

Për gazetarin Denis Minga gjithashtu ai zbulon dhe se nga mund të jenë arratisur dy motrat të cilat janë bërë të famshme për sulmin e paprecedentë por dhe janë në kërkim kombëtar nga policia. .

'U bë gati një muaj nuk janë lokalizuar akoma nga ana e policisë. Ka dyshime se kanë ikur jashtë vendit përmes pikës kufitare të Morinës, aty nuk ka kontrolle të pasaportave, pastaj aty të krijohet mundësia të shkosh ku të duash. Ngjarja ka qenë shumë e thjeshtë në dukej e zbardhur shumë mirë përmes kamerave të sigurisë. Dy motrat kanë hyrë në ambjentet e lokalit, kanë marrë gota dhe në vetëdije të plotë e kanë qëlluar në pjesën e fytyrës me synimin për ta shpërfytyruar dhe për t’i shkaktuar dëme të përjetshme. Ato dëmtime që duke në fotot që blogerja ka shpërndarë në rrjete sociale më vonë kam përshtypjen se janë shenja që ngelen gjithë jetën.

Kanë qenë gota që i kanë marrë në tavolinë. E qëllon nga lart poshtë në pjesën e fytyrës me qëllim. Vendi ku ka ndodhur është një lokal në Kodrën e Dielli dhe njihet si nga më luksoze në kryeqytet. Dhe pjesa e klientelës që e frekuentojnë tregoji një mendjefregizëm të shtuar në këtë aspekt. Për këtë arsye nuk ka patur asnjë reagim për rastin fjalë', u shpreh gazetari Sokol Dema. 

Sulmi ndodhi mbrëmjen e 6 gushtit 2024 në një lokal luksoz tek 'Kodra e Diellit" në Tiranë ku Klea Prenga kishte shkuar për të darkuar. Dy motrat Berishaj i thyen gotën në fytyrë blogeres 24 vjeçare dhe u sulmuan fizikisht me të duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë. Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Shikoni videon e dhunes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Dhuna e motrave Berishaj ndaj Klea Prengës, psikologia: Po i japim zë një vajze që ka qenë askushi! Askush nuk i erdhi në ndihmë në lokal

1725396835_marselalekli.JPG

Psikologia Marsela Lekli duke komentuar ngjarjen tek Kodra e Diellit një muaj më parë kur motrat Berishaj gjuajtën me gotë në fytyrë Klea Prengën, u shpreh se po i japim shumë zë disa personave që nuk dihet si janë bërë të njohur.

Ajo shton se nga ana tjetër ka shumë vajza dhe gra të dhunuara dhe shantazhuara të cilat nuk njihen dhe nuk marrin hapësirë askund.

'Po flasim për një të dashur jo për një familje. Nëse je e zonja shko tek i dashur jot pse të tradhtoi. Nuk mund të shkosh të një person tjetër, nuk e dimë të vërtetën. Dimë se ku arrin egoizmi i një femre, pse më la pse shkoi tek tjetra,. Të tilla raste duhet gjetur faji tek vetja. Nëse bëjmë analizë tek vetja atëherë mund të gjejmë tek i dashur jonë apo dikë tjetër. Mund të jetë edhe për audience publike. Ajo vajzë mund të ketë audiencë më të madhe se motrat. Është edhe konkurrenca mediatike që mund të kenë.

Mendoj se të paktën këtij targeti i këtyre femrave që arrin në ekstrem të mos i japim zërin e debateve diskutimeve. Kur e ngremë zërin i japim rëndësi. Mund të trajtohet tema nëse është kryer një krim sa dënohet, janë tema të ndryshme,. Po jo ti japim shumë zë. Në rastin në fjalë, ti japim zë një vajzë që ka qenë askushi ka qenë në një format televiz është bërë bloger dhe është bërë VIP. Kështu bëhesh tek ne. Edhe sa vajza mund të jenë të lënduar, të shantazhuar, të dhunuar në formën e asaj vajza. Kur ne flasim në tv për barazinë gjinore që të suportojmë njëra tjetrën ne dhunojmë njëra tjetrën. Po shohim dhe në reagimin e ambjentit askush nuk i shkoi në ndihmë, kur je femër dhe shikon një femër mbuluar me gjak dhe nuk i shkon në ndihmë ne kemi dështuar si shoqëri', theksoi psikologia.

Ora 22:28
Motrat Berishaj goditën me gotë në fytyrë Klea Prengën, eksperti: E paimagjinueshme! Shoh një tendencë për ta zbutur ngjarjen, që të dali plagosje e lehtë

 

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi i ftuar në Repolitix komentoi për Denis Mingën sherrin mes motrave Berishaj dhe Klea Prengës një muaj më parë në një lokal tek Kodra e Diellit, kur Antonela dhe Mariela Berishaj goditën me gotë në fytyrë Prengën.

Për ekspertin kjo është një ngjarje e rëndë, të cilën e sheh se po zbutet situatë dhe mund të kalohet në një plagosje të lehtë.

'Shoh një tendencë për të zbutur situatën, përderisa nuk po kapen. Nëse kanë dalë nga Morina nuk na ndalon njeri që  ti shkruajmë Kosovës, për ku ka ikur ku ka fluturuar. Ngjarja mori bujë sepse është shumë e rëndë, imagjinoni një femër që të godet me gotë. Një femër që godet një femër me gotë, e dini sa e frikshme është. Ajo është send që kthehet në thikë. Diku pashë që edhe tek profili i vajzave edhe tek profili i kësaj, shoh një tendencë për ti rrafshuar gjërat. Do pritet të rehabilitohet pak vajza dhe mendoj se do dali plagosje e lehtë dhe do kaloj në nivel rrahjesh që ndiqet kryesisht.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Miratohet pr.ligji/ Çdo ditë pune para ‘93 do njihet edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore

Miratohet pr.ligji/ Çdo ditë pune para ‘93 do njihet edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore