Dy motrat Kajtazi u gjetën dhe të falura nga babai për veprimin e kryer supozohet se mund të kthehen në shtëpi dhe të lënë pas krahëve historinë e arratisë dhe akuzave për familjen.
 
Megjithatë Orialda dhe Klevisa Kajtazi rrezikojnë më shumë sesa përballja me familjarët. Prokuroria ka ngritur zyrtarisht dy akuza ndaj tyre dhe nëse do t’i shkohet hetimit deri në fund ato rrezikojnë edhe burgun.

Hetuesit iu kanë komunikuar dy vajzave adoleshente akuzën për vjedhje dhe shkatërrim prone, akuza për të cilat kodi penal parashikon dënim nga gjoba deri 5 vite burg.
 
Megjithatë në hetimin e çështjes përcaktues mund të jetë babai I vajzave I cili mund të mos bëjë denoncim dhe të tërhiqet nga beteja me dy vajzat e tij. Aktualisht vajzat mbahen të arrestuara në qelitë e drejtorisë së policisë së Durrësit në pritje të procedurave ligjore. Motrat Kajtazi morën nga familja një shumë prej 5 milion lekësh dhe në arratisje e sipër dogjën edhe banesën e prindërve, për t’u fshehur më pas në një banesë me qera në Vlorë ku qëndruan gati një muaj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)