Motrat morën burrat vëllezër, kërkon në këmbim t'i marrë nipin, për t’i kthyer vajzën, krushku i kërcënon! Babai: I dhashë për mirë, nuk i shita

Ditën kur gjeti princin e kaltër Pamela Cela shpresoi të kishte një jetë si në përralla. Kur djali nga Kosova i kërkoi dorën ajo i dha fjalën Rumci Mustafës, me të cilin pak ditë pasi u fejuan u larguan drejt Francës, në fund të vitit 2018. I shoqi refuzon që 19-vjecarja të kthehet në Shqipëri, ndërsa i mbylli në kasafortë pasaportën. Familja Cela në Shqipëri ka marr kërcënime nga kunati i Pamelës. Frika se e bija mbahet peng dhe dhunohet nga bashkëshorti sjell në studion e ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë, babain e saj Tasimin.

Vajzën erdhën ma kërkuan dhe unë pranova për një jetë më të mirë. Nuk doja ta jepja, se vajza ishte e vogël 17 vjece. Vajza ra dakord se unë nuk dija gjë. I bëra pasaportën dhe dokumentat për ta nisur në Francë. E përcolla unë vajzën, se ishte nën moshë. Kam qëndruar atje tre ditë. Më rrespektuan dhe i treguan shumë të afërt me mua. Në Shqipëri erdhi dhe ajo u shpreh se ndehej shumë mirë.

Që prej muajit dhjetor kur ata folën për herë të fundit, Pamela u tha se nuk ishte mirë dhe se ndodhej nën presione të vazhdueshme.

Pamela në Francë më kërkon ta marr në Shqipëri. Ajo keqtrajtohet atje nga burri dhe vjehrra. Ajo donte të kthehej, por ata ia morën pasaportën dhe ia mbyllën në kasafortë. I thashë se do bëja cmos ta merrja në Shqipëri. Kunati i vet Aliu na tha se do ma kthente më 15 janar të këtij viti. Por pas kësaj ai e ka mbyllur telefonin dhe nuk më përgjigjet. Vajza më kërkon të bëj cmos për ta marr. Me Pamelën kam folur për herë të fundit në fillim të janarit. Dhëndrri nuk më del fare në telefon.Dhëndrri nuk ia ka njohur atësinë djalit të vajzës tjetër. Ai më thotë më jep nipin që të marrësh vajzën.

Familja Mustafa nga Kosova i kërkuan për nuse dhe vajzën tjetër 16 vjece. Por me martesën e dytë u prish kjo krushqi, pasi e bija që jetoi për pak kohë në Kosovë u dhunua dhe lihej pa ngrënë. Nuk kaloi shumë dhe kjo u krushqi u prish, kur dhëndrri ia la vajzën dhe sot nuk njeh as atësinë e djalit 7 muajsh.

Më pas më kërkuan edhe vajzën tjetër 16 vjece Alesian për nuse. E martova edhe atë për nkë jetë më të mirë. Ajo iku të jetonte në Kosovë me djalin tjetër. Por vajza atje është tortuar dhe keqtrajtuar. E linin pa ngrënë. Vajza kishte mbetur shtatzanë. Më kërkoi dhëndri të shkoja ta merrja. Shkova në Prishtinë dhe i mora të dy edhe dhëndrrin edhe vajzën në Shqipëri. Pasaportën e Alesias e mbajtën ata. I bëra një certifikatë për të kaluar kufirin. Edhe dhëndrri nuk kishte marrëdhënie të mira me familjen e vet. Ai kthehet pas një jave në shtëpinë e tij, vajza qëndroi këtu pasi lindi djalin që e ka 7 muajsh. 

Me një vajzë që mbahet peng në Francë dhe me tjetrën që u dhunua dhe u braktis nga burri babai I tyre gjendet në udhëkryq. I përlotur ai kërkon ndihmë.

M'i dhunuan vajzat, njërën ma mbajnë peng. Unë vajzat nuk ia kam shitur me lekë. I dhashë që të kishin një jetë më të mirë’- përlotet në studio babai

 

O.D./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Guri: 29/01/2021 17:34

    Mjere Franca qe pranon kesoj mostrash Keto probleme ne fakt kane ekzistuar perpara 300 vjetesh.Tani duken si skenare filmash fantastike,por mjerisht jane realitet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen