Motrat ukrainase bëjnë twerk pranë varrit të babait në varrezat e dëshmorëve, policia i arreston rrezikojnë 5 vite burg

Tentativa për të marrë famë dhe sa më shumë ndjekësa në rrjetet sociale po nxit të rinjtë të kryejnë veprime të çmendura të cilat mund të lëndojnë dhe emocionet e njerëzve.

Kërcimi provokues mbi varrin e babait të tyre, që është një hero në luftën e Ukrainës për liri, do ti kushtojë shtrenjtë dy vajzave nga Kievi, të cilat janë arrestuar nga policia dhe rrezikojnë deri në 5 vite burg.

Dy motrat kishin shkuar për të vizituar varrin e babait të tyre në varrezat “Forest” të kryeqytetit ukrainas më 24 gusht.

Por në vend të nderimeve për babain e ndjerë, ato zgjodhën të filmojnë një video për ta postuar në rrjetet sociale, ku të dyja nisin të kërcejnë dhe bëjnë tëerk.

Video e bërë virale tregon dy motrat, e veshura me bluza të zeza dhe pantallona të shkurtra duke kërcyer ndërsa qëndrojnë midis varreve të ushtarëve që janë stolisur me lule dhe flamurin ukrainas.Babai i vajzave ishte një ushtar i Brigadës 95 të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili u vra pranë Izium, në rajonin lindor të Donetskut.

Vajzat e tij për shkak të përdhosjes së figurës së ushtarëve të rënë në betejë do të përballen me ligjin.

Pas një reagimi të furishëm, ato pranuan se kishin gabuar dhe se kërcimi që kishin bërë ishte i papërshtatshëm.Njëra nga motrat foli në rrjetet sociale duke kërkuar falje.

“Unë dhe motra ime kërkojmë falje, nderojmë çdo ushtar të rënë për atdheun tonë. Ne vizituam varrin e babait tonë të rënë, i cili vdiq në afërsi të Izium. Fatkeqësisht, nuk ishte shumë korrekte të postoja këtë lloj video, megjithëse nuk kishim ndërmend të përdhosnim heronjtë”, tha ajo shkruan NDTV

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • estref: 30/08/2023 13:22

    kajani mor icato boxhella. cojani mor playboyt meja hap tan brymat me matrapik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit