Motrat Zenelaj nga Hollivudi në
Shkodër për ngjarjet e 2 prillit

Motrat Zenelaj nga Hollivudi në<br />Shkodër për ngjarjet e 2 prillit
Dy motrat shqiptare Greta dhe Vilma Zenelaj, të cilat janë bërë të njohura si të parat regjisore shqiptare që themeluan një shtëpi filmike në Hollivud (Colored Films), këto ditë ndodhen në Shkodër. Ato jo vetëm që do të xhirojnë atje një film të ri me temë shqiptare, por do të jenë edhe vet protagoniste në aktrim. Me aktivitetin e tyre në SHBA dy regjisoret shqiptare kanë bërë të mundur edhe prezantimin e një imazhi të vërtetë për Shqipërinë. Kështu që Vilma dhe Greta Zenelaj pohojnë se ky është një nga qëllimet kryesore që i ka çuar ato në shesh-xhirimet e qytetit të Shkodrës. Xhirimet për filmin e ri sipas dy motrave Zenelaj kanë në qendër një histori shqiptare. Historia zhvillohet mes Shqipërisë dhe Amerikës, ku udhëtojnë edhe personazhet e këtij filmi. Motrat rrëfejnë se njëri prej këtyre personazheve quhet Helena dhe sipas tyre “tek ajo përmblidhet drama e emigracionit të detyruar si e shumicës së shqiptarëve në vitet ‘90". Por ka edhe personazhe të tjerë që u japin kuadrove të filmit rëndësinë historike të ngjarjes. Pra filmi që po xhirohet këto ditë në Shkodër me produksionin e shtëpisë filmime “Colored Film” të Hollivudit ka si pikënisje ngjarjet tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër, që shoqëruan ardhjen e demokracisë dhe rënien e komunizmit në Shqipëri.

Motrat Zenelaj, me sytë tanë pamë çfarë ndodhi
“Ngjarjet e këtij filmi bëjnë fjalë për demonstratën e 2 prillit në Shkodër dhe rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri”, thotë regjisorja Vilma Zenelaj. Sipas saj “ende nuk janë trajtuar këto tema të rëndësishme kombëtare nga regjisorët shqiptarë”. Madje Vilma mendon se ngjarjet e 2 prillit në Shkodër “janë lënë disi në harresë” duke ndjekur rrjedhën e ngjarjeve të tjera të viteve ‘90. Pra motrat artiste shqiptaro-amerikane, Vilma dhe Greta Zenelaj, pasi ngjitën me sukses shkallët e karrierës në SHBA, rikthehen në atdhe me një synim: të zgjojmë kujtesën historike, të mos harrojnë kurrë 2 prillin e ‘90-s, një ngjarje tragjike që i trazon ende shpirtrat e Shkodranëve. “Është një histori që sigurisht duhet trajtuar sepse ka një ndryshim shumë të madh nga komunizmi në demokraci, -thotë Vilma. Pikërisht sepse nuk është trajtuar nga asnjë regjisor shqiptar, unë kisha shumë dëshirë ta vija në skenë”, pohon ajo. Ajo shton se ky mendim i ka lindur jo vetëm se është vetë shkodrane, por edhe se “2 Prilli ishte si thelbi i prishjes së komunizmit”.
Vilma shprehet se filmi nuk është totalisht për 2 Prillin, por është vetëm fillimi i historisë, që është një orientim i rëndësishme për të kuptuar Shqipërinë dhe shqiptarët në rrethana të caktuara historike. Helena protagonistja kryesore detyrohet që pas 2 Prillit të shkojë në Amerikë  dhe jeta e saj në mërgim nuk është fushë me lule, por, si çdo vend tjetër ajo sheh se edhe Amerika ka probleme, pavarësisht nëse është në komunizëm apo në demokraci”,pohon regjisorja Zenelaj. Regjisorja Zenelaj është e bindur se asnjë vend nuk është perfekt, por për të mos errësuar imazhin e Shqipërisë, ajo merr vendim që ta jap këtë imazh në filmin e saj, të hedh dritë mbi të vërtetën historike. Vetë producentja e filmit, motra tjetër, Greta, luan rolin kryesor, atë të Helenës. Greta pohon se “filmi i tyre i ri mbështetet në një ngjarje reale dhe të përjetuar prej vetë atyre”. Edhe Greta e ka përpara syve ngjarjen e demonstratës së 2 Prillit në Shkodër. “Unë kam qenë në shkollën “Jordan Misja” dhe kam  qenë një nga studentet që është goditur me shkop gome në këtë demonstratë”. Pra këto dhe detaje të tjera do të improvizohen aktualisht në shesh-xhirimet në qytetin e Shkodrës, ndërsa për sa i përket pjesës xhirimeve të pjesës tjetër në Amerikë, motrat Zenelaj pohojnë se ajo “është pjesë e përvojës së tyre, është ajo që kanë parë me sytë e tyre”. Këtë përvojë ato e kanë ndjerë dhe përjetuar më shumë se kushdo tjetër, edhe për arsyen se kanë sfiduar gjithçka në ato rrugë të panjohura të botës demokratike. “Ne e kemi parë vetë me sytë tanë çdo gjë që ndodhte, kemi përjetuar sesi e kemi menduar Amerikën dhe si na u shfaq ajo me të vërtetë, si luftuam për të marrë dokumentet, si jemi ndeshur me opinionet e njerëzve, sa e vështirë është të zësh një vend pune”, etj”.
 
Mesazhi i filmit
Motrat Zenelaj shprehen se nuk është e para herë që ato tregojnë histori shqiptare përmes gjuhës filmike. Ndaj ato preferojnë t’i shkruajnë vetë historitë duke bërë dhe skenaristin. “Unë dhe Greta kemi shkruar historinë e filmit. Sigurisht që ne i shkruajmë historitë tona vetë dhe kjo ngaqë kemi dëshirë për të treguar histori shqiptare”. Filmi i ri i motrave shqiptaro-amerikane Zenelaj po xhirohet fillimisht në Shqipëri për të vazhduar më pas në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me shfaqjet që do të nisin nga Amerika në Shqipëri dhe anasjelltas ato duan të përcjellin një mesazh të qartë “Bota duhet ta dijë se ne jemi njerëz si gjithë të tjerët dhe që kërkojmë më të mirën për jetën dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë, ne duam të tregojmë se si është jeta  atje në Amerikë dhe si e imagjinojmë ne shqiptarët këtu në Shqipëri.” 
 
Kush janë motrat Zenelaj
Ato e nisën karrierën e tyre së bashku, të pandara me realizmin e dy filmave të parë të suksesshëm komedinë “What do i do now?” (“Çfarë të bëj tani?”) dhe “In the woods” (“Në pyll”). Megjithëse nuk kanë shumë që janë larguar drejt Amerikës, ato i ngjitën shumë shpejt shkallët e suksesit. Filmi “Çfarë të bëj tani” ûtoi çmimin si komedia më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Nju Jorkut për Filmat e Pavarur në vitin 2009, ndërkohë që ûlmi i dytë, “In the Ëood” (“Në pyll”) ka marrë pjesë në disa festivale të rëndësishëm si “Las Vegas Film Festival”, “Detroit International Film Festival”, ku ndërkohë që Greta Zenelaj u nominua si Aktorja më e Mirë në New York Film & Video Festival. Të lindura në kryeqytet (Tiranë) ato emigruan në SHBA njëra pas tjetrës. Vilma u largua e para, më 1996-n, duke mbaruar gjimnazin dhe studimet atje. Në vitin 2000 largohet edhe Greta e këtu do të nisë ëndrra e tyre drejt botës së artit. Vendosëm të lëviznin në Los Anxhelos në janar të vitit 2003. I thamë vetes që do ta provonim të futeshim në botën e shoëbiz-it dhe ia dolën.

Skenari: Vrasjet e 2 prillit
Ngjarja e 2 prillit 1991 në Shkodër nisi si një protestë e qytetarëve kundër komunizmit. Kjo ndodhi vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 31 marsit, kur në popullsinë shqiptare kishte nisur besimi se komunizmi kishte rënë dhe po sigurohej nga Partia Demokratike se i kishte ardhur fundi. Në valën e kësaj demonstrate antikomuniste u vranë pabesisht katër njerëz, mes tyre i riu Arben Broci dhe 20 policë u plagosën rëndë. Masakra e 2 prillit edhe sot e kësaj dite mbulohet me një mister të madh, dhe ndodhitë e asaj dite të kujtojnë se ky mister ka rrënjë të thella në historinë politike të demokracisë sonë pas viteve 90.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital